• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po e “rrëzon” euron?!

09:09 : 14/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Deficiti i llogarisë korente, që mat transaksionet e mallrave dhe shërbimeve me jashtë, u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente për tremujorin e tretë arriti në 166 milionë euro, në rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin kryesor në përkeqësimin e bilancit të llogarisë korente për tremujorin III e ka dhënë rritja e deficitit tregtar në mallra dhe thellimi i deficitit në zërin e të ardhurave korente parësore, i lidhur sidomos me të ardhurat nga investimet (fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri).

Rritja në tremujorin e tretë e përkeqësoi gjendjen e deficitit progresiv vjetor, që arriti në 621 milionë euro, me një rënie të lehtë prej 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, por duke ngelur gjithsesi në nivelet më të ulëta të katër viteve të fundit.

Lexo edhe:

Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Deficiti i llogarisë korrente të ekonomisë shqiptare përcaktohet në masën dërrmuese nga varësia prej importeve dhe pozicioni negativ në tregtinë e mallrave.

Deficiti tregtar në mallra u rrit me 22% në tremujorin e tretë, ndërsa për të gjithë periudhën 9-mujore deficiti tregtar në mallra ka arritur në mbi tre miliardë euro, 16% më shumë krahasuar me një vit më parë. Këtë vit, bilanci tregtar mallra është goditur ndjeshëm nga importet e mëdha të energjisë elektrike, për shkak të situatës së pafavorshme hidrike dhe rritjes së çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Efekt negativ ka dhënë edhe rritja e deficitit në të ardhurat parësore, për shkak të rritjes së fitimeve të investitorëve të huaj. Metodika e Bilancit të Pagesave parashikon që edhe fitimet e riinvestuara të paraqiten si zëra negativë në llogarinë e të ardhurave parësore, megjithëse në një masë të madhe në vitet e fundit këto fitime nuk po transferohen jashtë, por po riinvestohen.

Megjithatë, teknikisht, deficiti në të ardhurat nga investimet është thelluar ndjeshëm në tremujorin III, duke qenë përcaktues në përkeqësimin e deficitit të llogarisë korrente. Ky deficit u rrit me 50% në tremujorin III dhe me 44% për të gjithë 9-mujorin.

Pjesërisht, deficiti që sjell tregtia e mallrave dhe zëri i të ardhurave parësore mbulohet nga bilanci pozitiv në tregtinë e shërbimeve. Për tremujorin e tretë, suficiti në shërbime u rrit me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për të gjithë 9-mujorin rritja ka arritur në 35%.

Suficiti në shërbimeve vjen kryesisht falë ndikimit pozitiv që sjell sektori i turizmit, ai i fasonerisë dhe i degëve të tjera që bazohen në koston më të ulët krahut të punës, si sektori call center, outsourcing i shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit, etj. Në veçanti sektori i turizmit po jep kontribut në rritje dhe bilanci neto I të ardhurave arriti për 9-mujorin vlerën rekord prej 843 milionë eurosh, në rritje vjetore me 25%.

Një zë tjetër që kontribuon ndjeshëm në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente është edhe ai i të ardhurave dytësore, që përbëhet në pjesën më të madhe nga dërgesat e emigrantëve. Vala e re e emigracionit ka sjellë një cikël të ri rritjes së remitancave. Për 9-mujorin, remitancat arritën në 592 milionë euro, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përfundimisht, deri në fund të 9-mujorit deficiti i llogarisë korrente ka një përmirësim shumë të vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky përmirësim i vetëm nuk do të justifikonte mbiçmimin rekord të Lekut të kursin e këmibmit valutor.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë argumenton se në ecurinë e kursit duhen konsideruar edhe flukset në rritje nga investimet e huaja direkte, që këtë vit janë rritur me 35%.

Vlera e investimeve të huaja direkte prej 984 milionë eurosh është, në fakt, 58% më e lartë se deficiti i llogarisë korrente për 9-mujorin. Por, nga ana tjetër, këtu duhet pasur parasysh se në pjesën më të madhe (rreth 54%) investimet e huaja direkte janë fitime të riinvestuara dhe jo flukse të reja valutore nga jashtë. /Monitor

Burimi: BSH
Etiketa: Banka e ShqiperiseDeficiti i llogarisë korenteeuro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve

14:38 : 25/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 25/07/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

16:33 : 24/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 24 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 24/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 23/07/2025
AKTUALITET

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

14:55 : 22/07/2025
Para

I publikuan videon intime, banorja e "BBV Kosova" tregon si e përjetuan prindërit

TË GJITHA

Motra i mbyti babain me tel, vajza e madhe tregon si e mësoi ngjarjen

16:49 : 25/07/2025

Pavard dhe modelja kosovare dasmë madhështore në Itali, ylli i Interit bën shqiponjën

16:42 : 25/07/2025

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, plagosen dy persona

16:31 : 25/07/2025

Thirrjet raciste të tifozëve, FIFA dënon Serbinë në prag të ndeshjes me Anglinë

16:26 : 25/07/2025

Rrezik i lartë nga zjarret në Delvinë, nis evakuimi i tre fshatrave

16:26 : 25/07/2025

Zjarri në parkun “Lurë–Mali i Dejës” vijon prej 20 ditësh, digjen mbi 400 hektarë pyje

16:11 : 25/07/2025

Eliminimi nga Europa sjell përçarje te Partizani, “Guerrils” kërkojnë dorëheqjen e Gaz Demit

15:57 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com