• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Riktheu patentën e bllokuar për 700 mijë lekë, arrestohet polici dhe sekseri

11:18 : 02/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Një anëtar i Komisionit të Gjobave në Policinë Rrugore është arrestuar nga forcat e rendit pasi akuzohet për marrje ryshfeti në këmbim të kthimit të lejeve të drejtimit, pasi ato u ishin pezulluar qytetarëve me afate të caktuara sipas ligjit për qarkullimin rrugor.

Mësohet se pas hekurave ka shkuar Alkid Ndreu, i cili punonte në komisionin në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte nisur hetimet disa muaj më parë për Ndreun në bazë të disa denoncimeve që kishin mbërritur nga qytetarët. Rasti më i freskët i marrjes së ryshfetit nga 48-vjeçari ka ndodhur ditën e djeshme, ku Ndreu është arrestuar në flagrancë.

Alkid Ndreu
Alkid Ndreu

Ai i mori shumën prej 70 mijë lekësh të reja qytetares me iniciale B.D., të cilës i ishte pezulluar patenta për tre muaj.

Nga verifikimet ka rezultuar se asaj i ishte bllokuar leja e drejtimit që nga data 24 nëntor deri më datë 17 shkurt të vitit 2023.

Lexo edhe:

I dehur në krye të detyrës, arrestohet polici në Vlorë

I dehur në timon, humbi kontrollin dhe u aksidentua, arrestohet inspektori i policisë në Sarandë

Por qytetarja përdori lidhjet me sekserin Eduart Caka nga Kruja, për t’i dorëzuar paratë te efektivi Ndreu, i cili shfrytëzoi detyrën për të marrë patentën e vajzës nga Kartoteka në varësi të Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe ia riktheu asaj.

Për këtë arsye policia vuri në pranga edhe sekserin Caka, ndërsa shoferja B.D. u procedua në gjendje të lirë.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria Rajonale e A.M.P-së Tiranë ka arrestuar një ditë më parë në flagrancë të punonjësit të policisë Alkid Ndreu  me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i OASH, i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, si dhe shtetasit E.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja B.D., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mësipërme u kryen nga AMP Tiranë pas autorizimit nga Prokurori i gatshëm, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se shtetasja B.D. kishte arritur të merrte Lejen e saj të Drejtimit, e cila ishte e bllokuar nga OASH me afat 3 mujor, kundrejt një shume prej 70.000 lekësh e dhënë në formën e rryshfetit tek personat përgjegjës. Nga veprimet hetimore në vijim u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i Lejes së Drejtimit që në atë moment posedohej nga shtetasja B.D.

Vijimi i veprimeve bëri të mundur identifikimin e kapjen e personit ndërmjetës, shtetasi E.C., i cili duke shfrytëzuar njohjet dhe kundrejt shpërblimit financiar të paligjshëm, ka bërë të mundur marrjen e lejes së drejtimit nga punonjësi i policisë A.N., i cili ka detyrimin ligjor të administrimit deri në skadencë të vendimit të OASH dhe dorëzimin e lejes tek shtetasja B.D.

Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërsa po punohet për identifikimin e punonjësve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Etiketa: akuza per korrupsionAlkid ndreuarrestohet policiEduart Caka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dehur në krye të detyrës, arrestohet polici në Vlorë

10:39 : 25/10/2025
AKTUALITET

I dehur në timon, humbi kontrollin dhe u aksidentua, arrestohet inspektori i policisë në Sarandë

15:56 : 16/11/2023
AKTUALITET

Ditën polic, natën “spaçator” hashashi/ Arrestohet efektivi i Komisariatit të Sarandës

08:56 : 21/08/2023
AKTUALITET

14 raste ryshfeti/ Arrestohet ish-punonjësi i ATP, nën hetim edhe 9 të tjerë

14:27 : 20/03/2023
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet shefi i Stërvitjes së RENEA-s, 113 mijë euro në “Audi” (Detaje)

17:30 : 14/03/2023
AKTUALITET

Zhvaste nga 50-160 mijë euro te biznesmenët, del nga burgu ish-drejtoresha e Veliajt

13:28 : 11/03/2023
Para

Projekti për urat, Shqipëria kërkon 55 mln $, Bordi i BB pritet ta vendosë në mars 2023

TË GJITHA

Përplasi një makinë, arrestohet polici në Tiranë

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com