• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmet kibernetike/ Prokuroria kërkoi arrest shtëpie, lihen të lirë 5 zyrtarët e MB

10:55 : 30/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria e Tiranës ka firmosur sot 5 urdhër-arreste në lidhje me procesin hetimor për sulmet kibernetike që hakerat iranianë kryen mbi portali shtetëror e-Albania dhe në faqet e të dhënave të Policisë së Shtetit (TIMS & MEMEX), SHISH-it, DPSHTRR-së apo dhe institucioneve të tjera.

Pesë urdhër-arrestet e firmousa janë në ngarkim të punonjësve të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Brendshme. Mbi këta 5 punonjës të sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit rëndon akuza e veprës penale “shpërdorim i detyrës”.

Organi i akuzës ka zbuluar se hakerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hakeruar.

Punonjësit Rudina Llagami, Albi Gjeka, Altin Sallaku, Alketa Sulo dhe Igli Lubonja, janë angazhuar pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.

Por pavarësisht kërkesës së Prokurorisë, masa e sigurisë nuk është miratuar nga Gjykata e Tiranës, e cila ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për 5 punonjësit e IT.

Lexo edhe:

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

Operacioni antidrogë/ Zbulohen EMRAT e shqiptarëve për të cilët janë lëshuar urdhërarreste

Njoftimi i prokurorisë:

Sulmi kibernetik në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, Prokuroria kërkon “Arrest shtëpie” për pesë punonjës IT.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP).

Kërkesa bëhet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.

Në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.

Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.

Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:

Alketa Sulo– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

Altin Sallaku – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Rudina Llagami – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Albi Gjeka – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Prokuroria do vazhdojë hetimet për identifikim e plotë të çdo aktori apo subjekti të përfshirë në këtë veprimtari duke vënë para përgjegjësisë penale.

Etiketa: Prokuroria e Tiranëssulmet kibernetikeurdherarreste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025
AKTUALITET

Operacioni antidrogë/ Zbulohen EMRAT e shqiptarëve për të cilët janë lëshuar urdhërarreste

11:35 : 21/05/2025
AKTUALITET

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

12:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Bënë mbledhje urgjente, një gjykatës urdhëroi SPAK-un të hetojë vilën e Ramës

12:36 : 18/04/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë

15:53 : 01/04/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muçën

09:15 : 26/03/2025
Para

Shifra alarmante të shpopullimit/Qëndresa Qytetare: Po largohen 3000 studentë në vit

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com