• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dhunoi 5-vjeçaren me autizëm, shtrohet në spital logopedi

16:11 : 29/11/2022
në BOTA

Logopedi nga Gjilani Iljasa Fazliu, të cilit dje i është caktuar një muaj paraburgim për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, ndodhet në spital nën vëzhgimin e Policisë së Kosovës. Për gjendjen shëndetësore të tij foli për Gazetën Express Arsim Emini, Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Sipas doktorit Arism Emini, logopedi i dyshuar për abuzimin e një vajze me autizëm, ndodhet i shtrirë në spital për shkak të problemeve me hipertension dhe sheqer dhe jo për shkak të lëndimeve fizike.

“Në spital është me hipertension dhe me sheqer, ndodhet në repartin e Internos. Ai nuk po qëndron i shtrirë për shkak të traumës fizike, por pardje është pranu në spital me sheqer të rritur dhe shtypje të lartë të gjakut. Gjendjen e ka stabile”, tha doktor Emini.

Ai shtoi se logopedi Fazliu ka probleme të natyrës interniste. Drejtori i Spitalit të Gjilanit Arsim Emini gjithashtu tha se logopedi Fazliu po qëndron në spital nën vëzhgimin e policisë dhe seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur dje po ashtu në spital.

Fazliu, i cili akuzohet se ka dhunuar 5-vjeçaren me autizëm do të qëndrojë 1 muaj në paraburgim, kjo është masa që ka dhënë Gjykata e Gjilanit ndaj tij. Po me këtë masë janë dënuar dhe dy familjarët e vajzës që pas ngjarjes dhunuan Fazliun. Logopedi e ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen nga spitali.

Lexo edhe:

Bulqizë – Kryente manovra të rrezikshme në gjendje të dehur, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

VENDIMI I GJYKATËS:

Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve Gjilan, 28.11.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve I. F., I. Sh. dhe R. V. Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijut. Me këto veprime i pandehuri I. F. dyshohet se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Të pandehurit me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik në Kosovë dyhsiohet se ka ndodhur disa ditë më parë por u bë publik vetëm mbrëmjen e djeshme pas publikimit të një video ku shihej sesi logopedi dhunonte 5-vjeçaren me autizëm. Familjarët e të miturës pas kësaj ngjarje kanë dhunuar Iljaza Fazliun, i cili momentalisht ndodhet në spital ku dhe do i jepet masa e sigurisë nga Gjykata. Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër rast dhune tronditi opinion në Koosvë ku shihej se tre infermiere në një azil në Pejë dhunonin të moshuarën

Etiketa: autizemdhune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bulqizë – Kryente manovra të rrezikshme në gjendje të dehur, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

11:30 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

Dhuna nga djali i zyrtarit të PS, Saimir Allushi. Pezullohet nga detyra efektivi që nuk veproi

17:48 : 16/09/2025
AKTUALITET

U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim, grabitën 2 mijë euro

15:29 : 15/09/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025
Para

Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori i njohur hollivudian

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com