• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Varhelyi optimist se Bosnja mund të marrë në dhjetor statusin e vendit kandida

20:51 : 28/11/2022
në Lajmet e Dites

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha se është optimist se Bosnjë e Hercegovina do të marrë statusin e shtetit kandidat nga blloku evropian në muajin e ardhshëm, nëse plotësohen disa kushte që Brukseli i ka paraqitur së fundmi.

Duke folur gjatë një takimi në Sarajevë, më 28 nëntor, me anëtarët e presidencës trepalësh të Bosnjës, Varhelyi bëri të ditura kushtet. Në to përfshihet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat gjyqësore dhe të migrimit, por edhe garancitë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve.

“Rruga evropiane është e hapur, por priten rezultate nga Bosnja. U takon liderëve politikë që këto të bëhen realitet”, tha Varhelyi pas takimit me anëtarët e presidencës Denis Beqiroviq, Zhejko Komshiq dhe Zhejka Cvijanoviq.

Në tetor, Komisioni Evropian rekomandoi statusin kandidat për Bosnjën, por listoi një sërë kushtesh që duhen plotësuar, e të cilat kanë për synim të forcojnë demokracinë e këtij shteti të Ballkanit Perëndimor.

Por, Komisioni vetëm këshillon se cilat shtete duhen të marrin statusin e kandidatit. Vendimi përfundimtar e marrin 27 shtetet anëtare dhe ato duhet të marrin vendim unanim.

Lexo edhe:

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Disa shtete – sikurse Austria, Kroacia dhe Sllovenia – kanë kërkuar që Bosnjës t’i mundësohet procedurë e shpejtë, pasi Moldavia dhe Ukraina në qershor morën statusin e vendit kandidat. Të tjerët, përfshirë Holandën, janë shprehur kundër zgjerimit, edhe pse pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka thyer rezistencën për shkak të shqetësimeve të sigurisë për Evropën si tërësi.

Varhelyi tha se Komisioni Evropian “dëshiron të shohë rezultate të qarta të cilat mund t’i raportojë para Këshillit të BE-së gjatë takimit në dhjetor”, k

u pritet të vendoset nëse do t’i jepet statusi i kandidatit Bosnjës, pasi “ne jemi në një moment të ri gjeopolitik të luftës në Ukrainë”.

“Është në interesin tonë që të forcojmë partneritetet tona”, tha ai.

Bosnja përbëhet nga Federata e Bosnjë e Hercegovinës, ku boshnjakët që janë shumicë dhe entiteti kroat që është minoritet. Federata ka buxhetin katër herë më të lartë sesa Qeveria kombëtare. Në Bosnjë po ashtu është edhe Republika Sërpska, ku jeton shumica serbe, dhe qarku vetëqeverisës i Bërçkos. Federata po ashtu është e ndarë në dhjetë kantone.

Cvijanoviq, që është anëtarja serbe e presidencës së Bosnjës, tha se është e përkushtuar që të punojë “në çështjet që mund t’i realizojmë”, ndërkaq Beqiroviq – anëtari boshnjak i presidencës – tha se takimi me Varhelyin ishte “inkurajues dhe substancial”.

“Marrja e statusit kandidat do të ishte një inkurajim për të gjithë popullin e Bosnjë e Hercegovinës”, tha ai.

Ndarja në Federatën boshnjake dhe kroate dhe në entitetin e Republikës Sërpska, u bë në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës tre vjeçare në këtë shtet. REL

Etiketa: statusUkraineVarhely

Lajme të lidhura

BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOTA

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

20:11 : 30/09/2025
BOTA

Brukseli synon asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës në vitet në vijim

12:38 : 30/09/2025
BOTA

Po e humbet Trump durimin? – Kthesë ndaj Ukrainës?

09:36 : 25/09/2025
BOTA

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

11:41 : 18/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
Para

VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë e Portugali-Uruguai, Costa heroi i “luzitanëve”

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com