• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vizita e Macron në SHBA/ Çfarë pritet ti kërkojë Bidenit

19:43 : 28/11/2022
në BOTA

Presidenti francez Emmanuel Macron do të pritet këtë javë nga Presidenti amerikan Joe Biden në një vizitë të rrallë shtetërore, që synon të nxjerrë në pah miqësinë franko-amerikane dhe jo konkurrencën e ashpër ekonomike midis dy anëve të oqeanit. Gjatë vizitës në Uashington, presidenti francez pritet të kërkojë mbështetjen amerikane për Europën që përballet me konkurrencën kineze.

Pas muajsh ndërprerjesh të lidhura me pandeminë në kalendarin diplomatik të Presidentit Biden, Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se do të mirëpresë presidentin francez në fillim të dhjetorit.

“Shtëpia e Bardhë me Presidentin Bidenin është miqësore ndaj Evropës, dua të them, Presidenti Biden është një internacionalist i vjetër, një mik i Evropës, ai beson në komunitetin evropian, ka mosmarrëveshje, padyshim, por mes Bidenit dhe Emmanuel Macronit, ka një bazë të mirë për të kuptuar njëri-tjetrin”, thotë historiania Nicole Bacharan.

Më shumë se një vit pasi Uashingtoni, Londra dhe Kanberra anuluan një kontratë të madhe franceze për nëndetëset, duke i çuar marrëdhëniet franko-amerikane në pikën më të ulët, të dy vendet pritet të shfaqin një tablo uniteti përballë kërcënimeve të përbashkëta nga Rusia dhe Kina.

“Gjërat filluan shumë mirë me Joe Biden-in. Kishte shumë gjeste miqësore dhe marrëdhëniet ishin jashtëzakonisht të mira deri në gusht me marrëveshjen e nëndetëseve, që padyshim u përjetua në Francë si një tradhti e madhe. Ishte e dhimbshme dhe askush nuk u përpoq ta fshihte se ndjenjat ishin lënduar”, thotë historiania e marrëdhënieve franko-amerikane Nicole Bacharan.

Lexo edhe:

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

Por vëmendja tani do të përqëndrohet edhe tek Akti i Zbutjes së Inflacionit në Shtetet e Bashkuara (IRA), i cili shihet nga evropianët si një paketë masive subvencionesh për prodhuesit amerikanë, që mund të dëmtojë rëndë industritë evropiane, të cilat tashmë janë goditur edhe nga çmimet e larta të energjisë të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë.

Presidenti Macron do të përpiqet të bindë Shtetet e Bashkuara se është në interesin e tyre që të mos i dobësojnë kompanitë evropiane në një kohë që aleatët perëndimorë po përballen me konkurrencë të fortë ekonomike nga Kina, e cila sipas tyre, përdor fuqinë e saj ekonomike si levë diplomatike.

Çështjet energjitike do të jenë gjithashtu në plan të parë në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, me Francën që shpreson të nxisë bashkëpunimin për energjinë bërthamore. Presidenti Macron dëshiron që Franca të ndërtojë më shumë reaktorë bërthamorë, ndërsa ajo po përpiqet të riparojë termocentralet e saj të vjetëruara.

Gjatë vizitës në Amerikë, Presidenti francez do të udhëtojë gjithashtu në Luiziana, për të nderuar trashëgiminë franceze në këtë shtet amerikan, por edhe për të diskutuar rreth çështjeve të energjisë, tha një këshilltar presidencial francez.

Etiketa: BidenmacronSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
BOTA

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025
BOTA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025
BOTA

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025
SHOW BIZ

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025
BOTA

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025
Para

Vrasja e Arjan Spahiut/ Kush ishte porositësi dhe ekzekutorët

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com