• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili nxjerr dokumentet: Basenet janë plot, por qeveria Rama vazhdon blen energji

14:21 : 21/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia e Lirisë, ka reaguar në lidhje me situatën energjetike në vend, ku për shkak të prurjeve të mëdha nga reshjet, Shkodra dhe Lezha po përmbyten. Vasili thotë se kjo është përgjegjësi e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit.

Në një dalje për mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar qeverinë se po abuzon duke vjedhur me energjinë elektrike. Ai shton se basenet janë plot, por qeveria Rama vazhdon të blerë energji edhe për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë, situata me të cilën po përballet vendi përsa i takon energjisë elektrike ka vetëm një emër menaxhim kriminal nga ana e qeverisë së Edi Ramës me qëllimin e vetëm, korrupsionin dhe grabitjen e miliona eurove.

Lexo edhe:

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

Do t’u referohemi vetëm fakteve dhe dokumenteve të qeverisë për të treguar këtë korrupsion i cili mbrohet, mbështetet nga Edi Rama dhe drejtuesit e tij, të të gjitha niveleve.

Pyetja e parë:

1. A mund të parashikohej situata e reshjeve? Përgjigja është po. Vetë KESH ka shpenzuar mbi dy milionë euro për shërbimin e parashikimit të motit në nivelet më të përparuara si në të gjithë vendet europiane përmes informacioneve shumë të sigurta të ofruara nga Shërbimi Satelitor.

Pra, ishte shumë e qartë që do të kishte një situatë të ngarkuar të reshjeve që do të prekte të gjithë Gadishullin e Ballkanit.

Duke njohur një situatë të tillë, të gjithë vendet që prodhojnë energji me burime hidrike, shtuan prodhimin për t’u ulur nivelin e baseneve dhe për t’u bërë gati për të pritur prurjet e shtuara të lumenjve.

Ndërsa qeveria e Edi Ramës, bën pikërisht të kundërtën në vend të prodhonte energji dhe të ulte nivelin e baseneve nga 14-20 nëntor bleu 42 mijë megavat energji.

Në momentin e fillimit të reshjeve pikërisht në datën 19, qeveria e Edi Ramës fillon të shesë energji dhe nxjerr për shitje 21 mijë megavat për periudhën 19-22 nëntor. Është e qartë që interesi i vendeve të tjera për të blerë energji ishte i ulët sepse energji prodhohej përmes reshjeve të shtuara.

Ndaj u shit vetëm 16 mijë megavat, ndërsa 5 mijë megavat të tjera me çmim 202 euro për megavat u hodhën në det. Duke humbur në këtë mënyrë mbi 10 milionë euro. Dhe njëherazi duke përmbytur banorët e Shkodrës ndërkohë që gjithë kjo ishte plotësisht e eliminueshme. Po paradoksi nuk mbaron këtu. Për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor KESH bën ofertë për të blerë plot 42 mijë megavat ndërkohë që edhe shqiptari më i fundit, e di që basenet e hidrocentraleve janë të mbushura për shkak të reshjeve.

Pra, në vend që shqiptarët të furnizohen me energji nga hidrocentralët e tyre, energji e cila kushton 10 herë më pak sesa ajo që blen qeveria, ata janë të detyruar të përballen me korrupsionin dhe keqmenaxhimin kriminal të qeverisë e cila i vjedh, i përmbyt dhe i varfëron.

Ndaj çdo sekond, që Edi Rama qëndron në pushtet do të thotë një ditë shkatërrimi më shumë për vendin.

Ndërkohë që qindra milionë euro vidhen dhe grabiten me energjinë elektrike qeveria nuk ka para për pedagogët dhe studentët.

Ndaj përballja sy më sy dhe pa u zbrapsur me këtë qeveri është e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin dhe familjet shqiptare të cilat zhyten në mjerim e detyrohen të largohen nga vendi vetëm për shkak të qeverisjes.

Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të gjithë në këmbë për të çuar prapa hekurave qeveritarët dhe administratorët më të korruptuar që ka parë historia e Shqipërisë të cilët po shkretojnë ekonominë e vendit dhe ekonominë e familjeve shqiptare me vjedhjen e pamëshirshme të tyre.

Etiketa: Edi Ramaenergjia elektrikeKESHPermbytjetpetrit vasilipl

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
Para

Pamje spektakolare në Katar, formohet trofeu i Kupës së Botës në qiell

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com