• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Murataj: Skuka e zuri ngushtë Bonucci-n, Colella i duhuri për Partizanin

23:31 : 20/11/2022
në SPORT

Vjet nuk ishte tit ullar, por këtë se zon është kthyer në një motor për lojën e Partizanit. Me ardhjen e Kolelës, Valentino Murataj është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm në mesfushën e Partizanit, me trajnerin italian, që ka ditur t’i nxjerrë më të mirën.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Murataj i rritur në akademinë e kuqe, tregon për emocionet e shtëpisë së re, forcën që kjo skuadër ka dhe marrëdhënien me trajnerin Kolela. Fieraku flet edhe për Kombëtaren dhe paraqitjen e Skukës si kuqezi.

Si ishte të luanit para tifozëve në stadiumin që tashmë është shtëpia juaj e re?

Ishte diçka që Partizani si klub e ka pritur shumë dhe normalisht ishte një emocion i bukur, sepse edhe atmosfera ishte shumë e mirë. Është një kompleks, që në Shqipëri e kemi pasur ëndërr ta shohim.

Kompleksi i ri i Partizanit- Ky kompleks aq i madh shërben për të gjithë futbollin shqiptar, në veçanti për Partizanin, që do të stërvitet çdo ditë aty. Do të ketë shumë shpejt kushte të jashtëzakonshme si sauna, palestër moderne apo edhe ushqimi do të serviret aty. Në momentin që gjithçka do të vihet në funksion, do të jetë diçka shumë më e madhe seç është tani. Kur kemi dalë kampion me moshat, stërviteshim në 20 metra fushë. Shpresoj që lojtarët e rinj që Partizani ka tani ta shfrytëzojnë në maksimum këtë gjë kaq të bukur.

Lexo edhe:

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

Sulmuesi titullar heziton të rinovojë me Partizanin, pritet largimi

Ndeshja ndaj Bylisit- Ishte ndeshja e parë në stadiumin tonë ndaj një kundërshtari të vështirë. Jemi shumë të kënaqur me tri pikët dhe lojën që zhvilluam në stadiumin tonë.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen tuaj të fundit?

Jam më shumë i kënaqur me fitoren dhe marrjen e tri pikëve, sepse vinim pas dy rezultateve negative. E rëndësishme është të kuptojmë se çfarë përfaqësojmë dhe të japim në çdo ndeshje më shumë nga vetja.

Si është të punosh me Kolelën? Nuk e kemi parë kurrë të bërtasë. Ka ndodhur ndonjëherë të dalë nga vetja?

Të punosh me profesor Kolelën është shumë e lehtë. Ai është i hapur me secilin nga ne. Ai vazhdimisht kujdeset të dijë për secilin se çfarë nuk kuptoi dhe tregon se çfarë kërkon më shumë nga ne. Ky mendoj se është çelësi i suksesit të Partizanit. Trajneri arrin t’i menaxhojë të gjithë lojtarët në mënyrën e duhur. Shpresoj që edhe kur të jemi në vështirësi, të reagojmë siç kemi bërë deri më tani. Aty do të duket fryma e grupit.

A është ky vit i duhuri për të shkuar te titulli?

Nëse është i duhuri, do ta tregojë koha dhe rezultatet që do të marrim rrugës. Unë mendoj se jemi një grup mjaft i mbledhur, me një staf shumë cilësor dhe po ecim në rrugën e duhur.

Pavarësisht se keni qenë titullar me Partizanin në këtë sezon, nuk e morët një ftesë në Kombëtare. E shpresoni në të ardhmen?

Nuk mendoj se ka ndonjë lojtar që nuk e ëndërron Kombëtaren, por nëse e meriton është e sigurt që do ta veshësh atë fanellë. Duhet një punë e madhe për secilin për të mbërritur deri atje. Për mua do të ishte një gjë shumë e madhe nëse do t’ia arrij. E kam ëndërruar që fëmijë, shpresoj që të ngremë trofeun e kampionit me Partizanin dhe Kombëtarja aty është. Nëse arrin suksese me klubin, e ke më të lehtë ta arrish.

Si ju duk Kombëtarja me Italinë. Çfarë i mungon sipas jush?

Ky brez i Kombëtares ka lojtarë fantastikë, që luajnë në nivele shumë të larta. E vetmja gjë, që mendoj se i duhet, është që të jenë shumë të bashkuar në fushë dhe të luftojnë për një qëllim, siç thotë edhe himni kombëtar.

Skuka bëri mirë sapo hyri ndaj Italisë. E prisnit këtë shpërthim?

Ndaj Italisë ai ka bërë diçka shumë të bukur. E prisja që të linte gjurmë. Me aftësitë që ka, ai tregoi se mund të vërë në vështirësi edhe Bonuçin. Shpresoj që tani të kuptojë rëndësinë e cilësive që ka dhe të punojë akoma edhe më shumë.

 

Etiketa: muratajPartizaniSkuka

Lajme të lidhura

SPORT

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

15:30 : 05/06/2025
SPORT

Sulmuesi titullar heziton të rinovojë me Partizanin, pritet largimi

19:37 : 04/06/2025
SPORT

Lamtumira e radhës te Partizani, titullari konfirmon largimin

13:43 : 01/06/2025
SPORT

ZYRTARE/ Partizani i beson të rinjve, firmos me dy talentet e akademisë

21:02 : 31/05/2025
SPORT

Partizani “peshkon” ish-talentin e Milanit, sulmuesi pranë firmës me të kuqtë

12:29 : 31/05/2025
SPORT

ZYRTARE/ Pas Taipit, një tjetër futbollist i jep lamtumirën Partizanit

16:24 : 26/05/2025
Para
Foto ilustruese

Aksidenti me pasojë vdekjen në "Arena Karting", policia arreston një 40-vjeçar

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com