Një person i armatosur ka hapur zjarr në një klub homoseksualësh në Kolorado të Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e kaluar duke vrarë 5 persona dhe plagosur 18 të tjerë.
Autoritetet thanë se një person i dyshuar si autor i sulmit është ndaluar ndërsa po merr trajtim pasi është i plagosur.
Në një deklaratë të vetë klubit thuhet se ishin të pranishmit ata që bënë të mundur ndaljen e autorit.
Autoritetet nuk sqaruan motivet e ngjarjes. Dyshohet se sulmi ka pasur si shkak urrejtjen homofobe.