Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit sa i përket situatës ekonomike aktuale dhe parashikimeve për të ardhmen për vendet anëtare dhe atyre që pretendojnë të marrin statusin e vendit anëtar në Bashkimin Europian.
Raporti thekson se ekonomia shqiptare ka qenë elastike gjatë gjysmës së parë të vitit 2022.
Rritja ekonomike i atribohet kryesisht kërkesës së brendshme dhe turizmit në rritje. Të dy këta faktorë të shoqëruar me rritjen e eksporteve të mallrave në 3.2% në 2022, çmimet e energjisë elektrike dhe mbiçmimit të monedhës vendase kanë arritur të mbajnë normën e inflacionit nën vlerën dyshifrore edhe për këtë vit.
Ndërkohë që jo shumë favorizuese duket të jetë situata për vitin 2023, i cili parashikohet të sjellë dobësim të konsumit dhe investimeve private. Këto të fundit përballë pasigurisë nga rritja e çmimeve pritet të ngadalësojë rritjen në 2.6% në vitin 2023.
Ekonomia Shqiptare gjatë 2022 sipas raportit të Komisionit Europian
Raporti shpjegon se ekonomia shqiptare u rrit me 8.5% vitin e kaluar dhe vazhdoi zgjerimin me 4.4% gjatë gjysmës së parë të 2022-in, e nxitur nga rritja e konsumit dhe e eksporteve.
Ai rendit si faktor kyç sezonin e mbarë turistik që tejkaloi pritjshmëritë, shtimin e eksporteve të mallrave, materialeve të ndërtimit dhe tekstileve, të cilët përfituar nga avantazhet e çmimeve dhe zinxhirët e ngushtë të furnizimit.
Megjithatë konsumi pritet të dobësohet në gjysmën e dytë të vitit, parashikon raporti.
Shkak kryesor për këtë të fundit është rritja e pasigurisë së çmimeve, çka pritet të ngadalësojnë zgjerimin e investimeve private.
Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet ka qenë një barrë e rëndë për financat publike, e cila, shoqëruar me shtrëngimin e kushteve të financimit, do të çojnë në një reduktim të investimeve publike. Së fundi, ngadalësim i kërkesës së brendshme do të zbusë importet, duke rezultuar me një kontribut negativ në eksportet neto dhe një rritje reale të parashikuar prej 3.2%.
Parashikimi për 2023 dominon pasiguria mbi rritjen, 2024 pozitive
Viti 2023 dhe 2024, parashikohet të ndikohet nga pasiguria nëse qeveria rrit çmimin e energjisë elektrike thekson raporti i BE. Përveç kësaj, konsumi familjar në viti 2023 pritet të ndikohet nga efektet negative të çmimeve të larta të ushqimeve dhe transportit të cilët zënë rreth gjysmën e buxheteve familjare.
Nga krahu tjetër, shtrëngimi i kushteve të financimit të jashtëm dhe nevoja për rritje të subvencioneve dhe mbështetjes sociale, pritet të kufizojë mundësitë për stimuj fiskalë.
Raporti vijon me ngadalësimin e brendshëm të kërkesës, e cila parashikohet të ulë importet, duke rezultuar në eksportet neto më pak pozitive. Megjithatë, të ndihmuar nga rritja e moderuar e eksportit të shërbimeve dhe turizmit Shqipëria duket se do të mbetet relativisht e lirë dhe tërheqëse.
Sa i përket rritjes ekonomike ajo parashikohet të bjerë në 2.6% në 2023 dhe 3.4% në vitin 2024, shkruhet në raportin e KE. Ndërkohë që sa i përket tregut të punës, përgjatë 2023 dhe 2024 shkalla e papunësisë pritet të ulet gradualisht në rreth 10.5%.
Raporti shpjegon se rritja e eksporteve të shërbimeve dhe remitancat parashikohet të ndihmojnë në uljen graduale të deficitit të llogarisë korente në 7.4% në vitin 2024. Për vitin 2023, inflacioni pritet të ulet në 4.1% përpara se t’i afrohet objektivit në 2024.
Përfundimisht, bilanci për 2024 parashikohet të jetë më pozitiv se 2023 pasi financat publike do të përfitojnë të ardhura më të larta çka si rezultat i masave tatimore dhe rregullimeve të reja fiskale do të reduktojë borxhin publik në 66.4% të PBB-së në 2024.