• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Aty thuhet se Kosova është e pavarur”, Daçiç: Nuk e pranojmë planin franko-gjerman!

13:57 : 11/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të premten se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur.

Kancelari gjerman Olaz Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konfirmuan ekzistencën e të ashtuquajturit plan franko-gjerman më 3 nëntor, në Berlin. Von der Leyen e konfirmoi se ky plan është “integruar në procesin e dialogut”.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohen në të drejta të barabarta, sipas dokumentit të publikuar nga rrjeti mediatik i specializuar për politikat e Bashkimit Evropian, Euractiv.

Ky medium raporton se plani franko-gjerman ka për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët e BE-së nuk kanë pranuar ta komentojnë përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Megjithatë, shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell, e konfirmoi javën e kaluar se Beogradi dhe Prishtina e kanë marrë këtë plan dhe tashmë ua kanë dërguar komentet e tyre për këtë plan përfaqësuesve evropianë.

Lexo edhe:

Kë*cënohet me p*umba ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç

Kurti dhe Osmani urojnë Pavarësinë e Kosovës: Sot nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë tonë

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, propozimi franko-gjerman është “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme” për normalizimin e plotë të raporteve.Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i pari që foli për ekzistencën e këtij plani.

Më 8 tetor, ai tha se Franca dhe Gjermania e kanë prezantuar një plan, sipas të cilit Serbia do ta lejonte hyrjen e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara (OKB), në këmbim për anëtarësimin më të shpejtë të Serbisë në BE.

Daçiç tha se Serbia nuk mund ta mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse nuk zgjidhjet problemi i pavarësisë së saj.

“Vendimet tona për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë kanë ndikim në qëndrimin tonë lidhur me Kosovën. Nëse e bëjmë këtë, do t’i zemërojmë paksa shokët tanë të vjetër”, tha Daçiç në një paraqitje në televizionin Pink, më 11 nëntor.

Ai shtoi se Serbia e ka dorën e zgjatur për të gjithë në botë dhe se duhet të përqendrohet në interesat e veta kombëtare.

“Serbia rrezikon shumë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk ka asnjë garanci që kjo nuk do të rrezikojë interesat tona kombëtare. Ne nuk kemi asnjë garanci nga Perëndimi se interesat tona do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë së Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për sanksione ndaj Rusisë vetëm nëse shpata e Damokleut i varet realisht mbi kokë.

Në përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ai tha se për momentin situata nuk është e tillë. Vuçiq u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris më 10 nëntor.

Ai tha se Serbia nuk dëshiron të lëvizë nga qëndrimi i bazuar në mbrojtjen e ligjeve ndërkombëtare dhe ndëshkimin e atyre që i shkelin këto ligje dhe hyjnë në territorin e vendeve të tjera. Por, ai gjithashtu e ritheksoi qëndrimin se nuk pajtohet me politikën e sanksioneve.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje disa herë drejt Serbisë që t’iu bashkohet sanksioneve për Rusinë.

Beogradi zyrtar mbështetet në Rusinë në tentimet për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare. Serbia gjithashtu është plotësisht e varur nga Rusia për furnizim me gaz./REL

Etiketa: Ivica Daçiçkonflikti kosove-serbiPavaresia e Kosovesplani franko-gjerman

Lajme të lidhura

RAJONI

Kë*cënohet me p*umba ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç

15:34 : 29/08/2025
BOTA

Kurti dhe Osmani urojnë Pavarësinë e Kosovës: Sot nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë tonë

10:42 : 17/02/2025
BOTA

Daçiç zbulon identitetin e shqiptarit që kërcënoi me sulm ambasadat serbe në Europë

19:16 : 20/08/2024
BOTA

Daçiç: “Ditë e turpshme” në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

22:32 : 16/04/2024
RAJONI

16 vjetori i pavarësisë së Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë heroin Afrim Bunjaku

15:02 : 17/02/2024
RAJONI

Zgjedhjet në Serbi, Daçiç fut në listë nipin e Sllobodan Millosheviçit

11:44 : 06/11/2023
Para

Aksident në Fier, “Benzi” përplas këmbësoren

TË GJITHA

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom