39-vjeçari Briken Sanaj u vra mbrëmjen e djeshme në zonën e “Kodrës së Diellit”. Edhe pse një personazh i paskeduar më parë nga policia, mësohet se përdorte disa identitete. Rojet e rezidencës ku ai banonte prej rreth një viti e dinin se quhej Anton Gjini, ndërsa fqinjët e thërrisnin “Skerdi“. Sa i përket emrit të tij të vërtetë në certifikatën e lindjes rezulton të jetë Skerdilaid Sanaj.
Është ngritur një grup hetimor që po administron prova të reja që lidhen me pamjet filmike, pasi vrasja ka ndodhur në një territor që mbulohet 100 për qind me kamera. Dyshohet se kanë qenë të paktën 2 persona që kanë marrë pjesë në atentat.
Prokuroria po heton në disa pista lidhur me ngjarjen e rëndë, përfshirë atë të hakmarrje e lidhur me të shkuarën e tij, por nuk përjashtohet edhe për përfshirja në aktivitete të paligjshme.
Prokuroria e Tiranës po heton në bashkëpunim me Prokurorinë dhe policinë në Lezhë, pasi viktima gjatë gjithë jetës ka jetuar në Lezhë dhe ka pasur hyrje-dalje të shpeshta në Itali. Ndërkohë prej 1 viti ishte transferuar në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranë.