Dy ish banoret e “Big Brother” Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani patën një afrimitet të madh brenda shtëpisë së “BigBrotherVip”, por gjërat ndryshuan jashtë.
Në një video në Youtube, Einxhel sqaron për ndjekësit se çfarë ndodhi kur dolën jashtë.
“Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje. Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të. Këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte. Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda, nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka thënë Einxhel.
Ajo shtoi se aktualisht nuk mban kontakte me të, por shtoi se priste një falje nga modelja pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e Beniadës nëpër rrjete sociale.
“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje.
Kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë. Kjo do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim.”