Një 55-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Borgorose të Italisë, pasi është zbuluar në flagrancë duke tentuar të shpërndajë lëndë narkotike.
Aktiviteti i dyshimtë i shqiptarit ka shtyrë karabinierët të ndërhyjnë, duke i zbuluar të fshehur në sediljen e makinës, kokainë të ambalazhuar dhe një peshore elektronike me precizion, si dhe material të përshtatshëm për paketimin e drogës.
55-vjeçari është i njohur për policinë. Droga e sekuestruar me peshë rreth 2.5 gram është dërguar në laborator në Romë për analizat që synojnë verifikimin e sasisë së përbërësit aktiv të pranishëm.
Procedimi penal për shqiptarin është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe çdo përgjegjësi penale do të vlerësohet nga Autoriteti Gjyqësor.