• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse vdiq Lear Kurti?

14:33 : 23/10/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE

Nga Adriatik Lapaj

Si njeri i fushës së ligjit kur bëhet fjalë për ngjarje policore kam gjykuar se duhet folur bazuar në fakte. Përmbahem në çastet e para e nuk nxitohem.

Pas më shumë se 48 orë nga ngjarja, tashmë në lidhje me humbjen e jetës së 32 vjeçarit Lear Kurti ka fakte mbi të cilat mund të bëjmë një analizë e të ngremë disa pyetje:

1. Rezulton se nga informacioni policor i referuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit (si media ka publikuar) pas ngjarjes është pretenduar se:

“Në datën 19.10.2022 ora 23.07 pranë market “Lufra” në rrugën “Riza Çuka” gjatë patrullimit punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë konstatuar një person të dyshimtë duke qëndruar përpara këtij marketi.”

Lexo edhe:

Lapaj/ Te gjithë në shesh për Republikën

“Shqipëria Bëhet” nis nesër mbledhjen e firmave për shfuqizimin e dy ligjeve

Ky informacion policor pas publikimit të pamjeve filmike nga Euro News Albania rezulton i pavërtetë. Nga pamjet e publikuara nga media duket qartë që shtetasi Lear Kurti ka qenë duke ecur në rrugë dhe duke folur në telefon.

Në asnjë çast nuk duket që sjellja e tij të lërë shkas për ta klasifikuar si person të dyshimtë. Në asnjë çast ai nuk ka qenë duke qëndruar përpara një marketi, por duke ecur në rrugë të vetë.

Pyetje: Përse duhet të thotë të pavërteta Policia e Shtetit në lidhje me dinamikën e ngjarjes?

Përse një shtetas që ka qenë duke ecur në rrugë e duke folur në telefon është klasifikuar si person i dyshimtë dhe është vënë në ndjekje policore?

2. Rezulton se nga informacioni policor i referuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit pas ngjarjes është pretenduar gjithashtu se:

“Për verifikimin e tij punonjësi i policisë D.H e ka pyetur për gjeneralitetet dhe adresën e banimit dhe pasi ka mësuar se quhej Lear Kurti dhe nuk ishte banor i zonës i ka kërkuar atij një dokument identifikimi, por në këtë moment ai është larguar me vrap. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra ai është neutralizuar nga punonjësit e policisë dhe është shoqëruar në komisariat.”

Ky informacion policor pas publikimit të pamjeve filmike rezulton të ketë mangësi pasi nga pamjet duket që shtetasi në fjalë i rrethuar nga disa punonjës policie ndodhet i shembur në tokë në gjendje të fikti. Një prej punonjësve të policisë e ngre, por duket se trupi i të riut është i këputur.

Pyetje:

Përse është dërguar në Komisariat dhe jo në spital një njeri që duket pa shenja jete?

Përse i janë vendosur pranga një personi të shoqëruar dhe aq më shumë në gjendje të fikti?

Përse nga pamjet në spital rezulton se në pjesën e ijeve të tij ka shenja që ngjajnë me ato të mavijosjes nga goditjet mekanike?

3. Nga të dhënat zyrtare rezulton se Lear Kurtit i është bërë autopsia brenda 5 orëve nga ngjarja. Babai tij ka pretenduar se nuk është lënë ta shikojë trupin e djalit.

Ligji Nr.7830 datë 15.06.1994 “Për autopsinë” në nenin 2 përcakton se: “Autopsia që mund të jetë anatomo-patologjike ose mjekoligjore nuk mund të kryhet pa kaluar 12 orë nga çasti i vdekjes. Në raste të jashtëzakonshme autopsia mund të bëhet edhe në një interval kohe më të shkurtër, por jo më parë se katër orë pas vdekjes dhe vetëm pasi vdekja të jetë vërtetuar nga dy mjekë.”

Ka arsye pse autopsia bëhet pas kalimit të 12 orëve. Koha bën që hematomat të bëhen të dukshme e për pasojë rezultatet e autopsisë të jenë më të plota. Gjithashtu koha shërben që të vërtetohet dhe vdekja.

Pyetje:

Përse është shkelur ligji Nr.7830 datë 15.06.1994 “Për autopsinë” në nenin 2?

Përse nuk është lejuar babai ta shikojë trupin e tij para autopsisë?

Përse është nxituar me bërjen e autopsisë duke shkelur ligjin?

Cila ishte rrethana e jashtëzakonshme që të detyronte kryerjen e autopsisë përpara afatit të përcakuar nga ligji?

Në orën 18.00 është thirrur protestë. Sa kohë nuk ka përgjigje përsa pyeta ka vend për të kërkuar përgjigje.

Etiketa: adriatik lapajautopsiadhuna e policisekomisariatLear Kurti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj/ Te gjithë në shesh për Republikën

12:06 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria Bëhet” nis nesër mbledhjen e firmave për shfuqizimin e dy ligjeve

12:04 : 29/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg për 30 ditë ish-shefin e Komisariatit

18:18 : 19/05/2026
AKTUALITET

Paketa e Maleve dhe Investimet strategjike, Lapaj: Po vidhen pronat! Të shfuqizojmë dy ligjet

09:35 : 14/05/2026
AKTUALITET

Lapaj/ Ja sistemi zgjedhor që propozojmë

10:45 : 11/05/2026
AKTUALITET

Lapaj: Nëse do të ndodhte bashkimi i opozitës, sot Rama do ishte larguar!

18:35 : 08/05/2026
Para

Zjarr pranë një banese në Roskovec

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom