• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Katastrofë bërthamore, eksperti jep alarmin

15:48 : 19/10/2022
në BOTA

Ish-këshilltari i qeverisë britanike për sigurinë kombëtare, Peter Ricketts dhe kreu i Shërbimit Diplomatik, tha se rënia e rendit global  pas Luftës së Dytë Botërore, fuqëzimi i Kinës dhe agresioni i Putinit po na çojnë drejt një rrugë vdekjeprurëse, sipas mediave të huaja.

Ai gjithashtu përmendi edhe gjendjen e marrëdhënieve globale midis Lindjes dhe Perëndimit, si dhe brenda Europës, duke paralajmëruar për një stuhi krizash që mund të rrëzojnë rëndin global.

“Situata ndërkombëtare është më e rrezikshme dhe e paparashikueshme se kurrë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha ai, duke shtuar se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti.

“Ne po shohim luftën më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Po shohim qytete të shkatërruara. NATO-ja tani po i rikthehet qëllimit të saj fillestar nga viti 1949 – mbrojtja e territorit të vendeve anëtare.”

Duke iu kthyer pushtimit shkatërrues të Ukrainës nga tirani i çmendur Vladimir Putin, ai tha: “Lufta e tij jo vetëm që ka dështuar në arritjen e objektivave të saj ushtarake, por ka minuar reputacionin e ushtrisë së tij, raporton abcnews.al.

Lexo edhe:

“Putin është vrasës”, protestë kundër kreut të Krmelinit në Mal të Zi

VIDEO/ “Loja” e Putin, anija ruse lëshon raketa hipersonike “Zircon” në detin e Norvegjisë

Peter Ricketts shtoi se çdo sulm bërthamor në Ukrainë është i pamundur, pasi Putini e di se do të rezultonte “katastrofik” për Rusinë.

“Përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të ishte një rrezik absurd,” tha ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se lufta nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti, me ardhjen e dimrit qëe pritet të ngadalësojë përparimin ukrainas kundër forcave ruse.

“Asnjëra palë nuk mund të shpallë fitoren e plotë,” tha ai. “Nuk ka asnjë perspektivë që Presidenti Zelensky do të pranonte një zgjidhje paqeje që përfshin lëshimet territoriale”.

Në vend të kësaj, tha ai, opsioni më i mundshëm është një “armëpushim i stilit të Koresë”, pa nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje.

“Të dyja palët do të pranojnë se nuk mund të shkojnë më tej apo të luftojnë më”, tha ai. “Por asnjëra palë nuk do ta pranojë këtë apo të nënshkruajë një traktat paqeje.”

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut ranë dakord për një armëpushim në vitin 1954 pas disa vitesh luftimesh dhe një zonë e demilitarizuar (DMZ) ka mbetur në fuqi midis dy vendeve që atëherë.

Peter e përshkroi aneksimin e fundit të Donbasit nga Putini si një “përpjekje të dëshpëruar” nga tirani për t’i treguar popullit rus një lloj fitoreje. Ai gjithashtu paralajmëroi rrezikun në rritje nga Kina.

“Rusia është një kërcënim i menjëhershëm për sigurinë, por Kina është një rrezik afatgjatë për sigurinë”, tha ai, duke vënë në dukje investimin masiv të vendit në armët ushtarake dhe bërthamore.

Ai paralajmëroi se një “krizë e madhe” do të ndodhë midis Kinës dhe Tajvanit në 10 deri në 15 vitet e ardhshme, duke shtuar se Xi Jinping, i cili kohët e fundit e shpalli veten udhëheqës të përjetshëm të Kinës , dëshiron të “zgjidhë” çështjen e Tajvanit përpara se të largohet nga detyra.

Etiketa: eksperti jep alarminKatastrofë bërthamoreVLADIMIR PUTINI

Lajme të lidhura

BOTA

“Putin është vrasës”, protestë kundër kreut të Krmelinit në Mal të Zi

17:46 : 20/08/2023
BOTA

VIDEO/ “Loja” e Putin, anija ruse lëshon raketa hipersonike “Zircon” në detin e Norvegjisë

13:00 : 10/01/2023
BOTA

Ana e “errët” e regjimit/ Zëdhënësi i Putin shfaqet me orën 6 mln dollarëshe në dorë

18:52 : 20/12/2022
AKTUALITET

VIDEO/ Putin shfaq forcën në kufijtë e Perëndimit, nxjerr 3 raketa bërthamore “Yars”

12:30 : 17/12/2022
BOTA

Ç’po ndodh në Bali? Sergei Lavrov përfundon në spital pasi mbërriti në samitin e G20

10:33 : 14/11/2022
BOTA

Befason i besuari i Kremlinit: Putinit i janë ofruar kushte dorëzimi nga Perëndimi!

14:29 : 13/11/2022
Para

Aksident në Krujë, makina përplas motoçikletën

TË GJITHA

“Lufra” hedh në treg dhallë të mykur, qytetarja e alarmuar: Po na helmojnë! (VIDEO)

11:41 : 15/07/2025

Përplasi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan

11:41 : 15/07/2025

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

11:28 : 15/07/2025

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

11:22 : 15/07/2025

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

11:12 : 15/07/2025

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

11:06 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com