• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Sezoni i ri arsimor/ Më pak regjistrime, universitetet mbeten bosh

15:19 : 03/09/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Aplikantët fitues vazhdojnë të hezitojnë, në pritje të sigurimit të degës së preferencës së parë. Në Financë, 160 regjistrime. Sot nis raundi i tretë

Do të nisë sot raundi i tretë i regjistrimeve për në shkollat e larta, ndërsa në katër ditët e para ka pasur pak fluks aplikantësh të suksesshëm që u janë drejtuar sekretarive të shkollave të larta. Aplikantët fitues do të kenë mundësi të shfrytëzojnë edhe 48 orët e ardhshme për të parë nëse janë fitues dhe për t’iu drejtuar sekretarive të universiteteve për t’u regjistruar. Raundi i dytë 48 orësh është mbyllur pasditen e djeshme dhe, sipas raportimeve të universiteteve, është shfrytëzuar pak nga aplikantët fitues. Shumë prej tyre mbeten në pritje që të shpallen fitues në degën e parë mes preferencave që kanë kërkuar. Në bazë të rregulloreve të Ministrisë së Arsimit, maturantët kishin të drejtën të shprehnin deri në 10 degë preferenciale për të ndjekur studimet në shkollën e lartë.

Sipas të dhënave nga Fakulteti Ekonomik në Tiranë, në degën e Financës deri pasditen e djeshme ishin regjistruar 160 aplikantë nga 460 kuota të mundshme. Në këtë mënyrë kanë mbetur rreth 300 vende të lira, që presin paraqitjen e aplikantëve fitues. Megjithatë, sipas drejtuesve të Fakultetit Ekonomik, pritet edhe aplikantët me numër rendor shumë më të ulët dhe me një mesatare të mirë të përfitojnë në ditët e ardhshme.

Pak ditë më parë, dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, tha për gazetën “Telegraf” se maturantët nuk duhet t’i zërë paniku, pasi të gjithë do të regjistrohen. Ai sqaroi, duke thënë se edhe nëse maturanti e sheh veten tek vendi i 2000-të nuk duhet të trembet, sepse është fitues njëkohësisht në degët e këtij fakulteti dhe në fakultetet e tjera. “Panikun e krijon edhe një pikë tek rregullorja, e cila thotë se nëse maturanti nuk regjistrohet brenda 48 orëve humbet të drejtën e studimit ku shpallet fitues. Kjo pikë ka një defekt, pasi investimi i maturantëve dhe i prindërve të tyre ju merret brenda 48 orëve”, ka thënë Kule. Dekani ka deklaruar edhe më parë se edhe maturantët me mesatare 7.5 duhet të rrinë të qetë, sepse do të bëhen pjesë e fakultetit. Sipas Kules, nuk ka vend për panik, pasi edhe sikur këto vende të plotësohen dhe të mbeten studentë pa u regjistruar, do të shtohet numri i kuotave, duke i siguruar mundësinë çdo maturanti për të vazhduar studimet në Fakultetin Ekonomik. “Në raundin e dytë nëse do evidentojmë studentë të mirë që nuk janë regjistruar, ne do ndërhyjmë në përputhje me ligjin. Të dashur maturantë, ne kemi të drejtën vendimmarrëse të shtojmë kuotat. vendimet i marrim ne, nuk do t’i lëmë pa i marrë studentët e mirë vetëm mos ikni”, tha Kule.

Procesi i regjistrimit në fazën e parë do të mbyllet më 11 shtator, kur mbarojnë edhe 7 raundet 48-orëshe në dispozicion të aplikantëve. Këtë vit, aplikantët fitues do të kenë edhe të drejtën e çregjistrimit, ndërsa vija e kuqe e fituesve do të spostohet në mënyrë automatike për t’u dhënë mundësi hyrjeje në shkollën e lartë edhe maturantëve me renditje më të dobët.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025
Para

Putin flet për sundimin e botës, luftërat e ardhshme dhe jetën në Mars

TË GJITHA

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com