Një 72-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë. Policia bën me dije se shtetasi A. B., është goditur aksidentalisht nga freza e dorës me të cilin po punonte tokën dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.