• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka lidhje me rihapjen e basteve kinezi i kërkuar për mashtrim 140 mln euro

10:39 : 10/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Shtetasi kinez, Liangbin Chen, i dyshuar nga autoritetet e vendit të tij për mashtrim kompjuterik me vlerë mbi 140 milionë euro, po pret i qetë vendimin e gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij, duke qëndruar në masë “arresti në shtëpi” në një prej rezidencave më luksoze në kryeqytetin shqiptar.

Burime për “Boldnews.al” deklaruan se Chen po qëndron i survejuar nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në një bllok vilash, pranë qendrës tregtare “TEG”, ku gjenden banesat e shumë VIP-ave shqiptarë, të artit, politikës e biznesit.

Chen u arrestua në korrik të këtij viti në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur me “kartelë të kuqe” nga autoritetet në Kinë, pasi konsiderohet si “koka” e një grupi të gjerë që ka kryer mashtrim kompjuterik të një numri të konsiderueshëm personash.

Por, arrestimi i tij duket se ka qenë “aksidental” dhe, për më tepër, “i padëshiruar” për faktorë të ndryshëm në Shqipëri.

Lexo edhe:

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

Pasi ai u ndalua nga Policia, fillimisht gjykata e vendosi në “arrest me burg” me afat, në pritje të kërkesës për ekstradim nga Pekini.

Vetëm pak javë më pas, gjykata e Tiranës e zbuti masën e sigurimit ndaj tij, nën argumentat se vuan nga një sëmundje që i përkeqësohet në kushtet e paraburgimit.

Prokuroria e Tiranës apeloi vendimin. Por, Gjykata e Apelit e la në fuqi masën e “arrestit në shtëpi”, pasi prokurorja e Apelit, Arta Marku, vendosi të tërhiqet nga ankimi.

Tashmë, në gjykatë është duke u zhvilluar seanca për vlerësimin e kërkesës për ekstradim.

Të premten e kësaj jave, prokuroria paraqiti kërkesën e saj, ndërkohë që seanca u shty për të mërkurën, ku është radha e mbrojtjes të japë argumentat se përse Liangbin Chen nuk duhet ekstraduar.

Përtej betejës ligjore, emri i kinezit duket se ka ndezur kërshëri specifike në qarqe të caktuara të politikës dhe biznesit në vendin tonë.

Në korridoret e sistemit të drejtësisë përflitet se ka një përpjekje të shtuar nga faktorë jashtë-gjyqësorë, të cilët janë të interesuar që shtetasi kinezi i dyshuar për mashtrim në shuma të mëdha, të mos ekstradohet drejt vendit të tij dhe të qëndrojë në Shqipëri.

Nuk ka të dhëna që mund ta konfirmojnë, por gjithësesi “çështja Chen” po zhvillohet në Shqipëri në një kohë kur kryeministri Edi Rama është duke avancuar idenë e tij për rikthimin e basteve në vendin tonë.

Personazhi kryesor i kësaj historie, Liangbin Chen, besohet se ka njohuri të posaçme në programet e avancuara kompjuterike, që mund të lidhen edhe me bastet.

Nga ana tjetër, personat shqiptarë që tregojnë një interes të shtuar për procesin e ekstradimit të shtetasit kinez, Chen, gjithashtu kanë lidhje me tregun e basteve sportive.

Ndërkohë, mister për publikun është fakti se përse Liangbin Chen vendosi të udhëtoi në linjë të rregullt ajrore nga Dubai drejt Tiranës, kur ai duhet të ketë qenë në dijeni se ndaj tij ka pasur një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Kina.

Dyshimet mund të ngrihen në faktin se ai mund të ketë marrë garanci për të hyrë i paprekur në Shqipëri.

Burimet nga institucionet ligjzbatuese, të cilat kanë trajtuar rastin e tij këto muajt e fundit, deklarojnë për “Boldnews.al” se ai ka deklaruar se destinacioni i tij final është Singapori, një vend që nuk ka raporte pozitive me Kinën.

Por, nëse është vërtetë kështu, pikëpyetja shtrohet se përse ka zgjedhur udhëtimin nga Dubai drejt Shqipërisë, kur e ka pasur shumë herë më të thjeshtë dhe më të shkurtër rrugën drejt Singaporit.

Gjithësesi, përtej pikëpyetjeve për qëllimin e udhëtimit të tij në Shqipëri, tashmë rasti “Chen” është në pritje të vendimmarrjes së gjyqësorit shqiptar nëse do të pranojë ose jo ekstradimin e tij drejt Kinës.

Etiketa: ekstradimi ne KineLiangbin Chenmashtrim kompjuterikqeveria Ramarihapja e basteve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

Kompanitë e Xhindolit dhe Ujkas me centrale diellore 174 MW në toka publike me qira simbolike

13:25 : 21/05/2026
AKTUALITET

Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër

08:41 : 20/05/2026
Para

Gruaja plagos me thikë bashkëshortin në Durrës

TË GJITHA

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom