• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Po shkonin të ujisnin parcelat me hashash, kapen në flagrancë 3 lezhjanë

15:28 : 08/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Tre persona janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të  koduar “Vela”. Gjok Marku, Alban Lleshaj dhe Alfred Doda, janë arrestuar pas një hetimi disamujor, pasi Blutë kanë dokumentuar disa raste të kultivimit të kanabisit, në zonën e fshatit Velë.

Gjatë periudhës hetimore, policia ka evidentuar dhe asgjësuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara, si dhe ka sekuestruar rreth 200 bimë kanabis në proces tharjeje.

Arrestimi i tyre u bë në flagrancë, në momentin që ishin duke shkuar me automjet në drejtim të zonës ku kishin kultivuar bimët narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të procedimit penal të nisur nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative për kultivim të bimëve narkotike në zonën e fshatit Velë, ka vijuar hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Lexo edhe:

Zbulohet parcela me kanabis në Mazhë të Krujës

Parcelat me kanabis në Shkodër, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vela”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– Gj. M., 56 vjeç, banues në Velë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” (me precedent të mëparshëm kriminal);

– A. Ll., 37 vjeç dhe A. D., 43 vjeç, të dy banues në Tresh.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë disa muajve, kanë kultivuar në zona të pyllëzuara të fshatit Velë, Lezhë, rreth 150 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies, nga shërbimet e Policisë, gjatë periudhës hetimore.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe hetimore, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 200 bimë narkotike në proces tharjeje, që këta shtetas i kishin vendosur në një banesë të braktisur në këtë zonë, të cilën dyshohet se e përdornin për këtë veprimtari kriminale.

Shtetasit Gj. M., A. Ll. dhe A. D. janë lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke udhëtuar me një automjet, në zonën Kolsh, në drejtim të zonës ku janë evidentuar bimët narkotike. Gjatë kontrollit në momentin e ndalimit, brenda në automjet janë gjetur mjete pune për përpunimin e bimëve narkotike.

Vijon puna hetimore për identifikimin e rasteve të tjera dhe dokumentimin e plotë të implikimit të këtyre shtetasve në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Etiketa: 3 te arrestuarparcela me kanabisrojen e hashashitsekuestrohet hashashi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet parcela me kanabis në Mazhë të Krujës

16:09 : 08/07/2025
AKTUALITET

Parcelat me kanabis në Shkodër, shkon në 4 numri i të arrestuarve

15:21 : 12/12/2023
AKTUALITET

Zbulohen dy parcela me kanabis në Mat, arrestohen 3 persona, ndiqet penalisht dhe kryeplaku

11:39 : 24/08/2023
AKTUALITET

“Tërhiqu nga tenderi”/ Kërcënuan biznesmenin se do t’i vrisnin familjen, 3 në pranga (Emrat)

11:03 : 10/04/2023
AKTUALITET

Fier/ Vila transformohet në “shtëpi bari”, arrestohen 2 punonjës të OSHEE, bashkëpunonin me krimin

11:30 : 15/02/2023
AKTUALITET

Arrestohen tre vëllezër në Pogradec, plagosën me thikë një 26-vjeçar

12:07 : 12/12/2022
Para

U vra aksidentalisht nga i ati, zbardhet dinamika e tragjedisë në familjen shqiptare

TË GJITHA

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025

Dibër/ Zjarri në Qafën e Buallit, digjen disa banesa

09:48 : 27/07/2025

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com