• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rekrutimet ruse për luftë/ Putin i josh duke u shlyer kreditë dhe falur gjobat

16:43 : 02/10/2022
në BOTA

Mobilizimi ka qenë një kafshatë e vështirë për t’u kapërdirë për shumë rusë. Burrat rusë po përballen me thirrjen për të shërbyer në luftën më të madhe në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me pak trajnime dhe pajisje kundër një kundërshtari më të vendosur dhe të pajisur më mirë.

Dhjetëra mijëra bashkatdhetarë të tyre – përfshirë shumë ushtarë profesionistë – kanë vdekur ose janë plagosur tashmë në fushën e betejës që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Dhe, nuk duket se ka gjasa që numri i lartë i viktimave ruse të ndalet pasi vendet perëndimore vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me artileri dhe raketa me saktësi të lartë, si dhe me inteligjencë ushtarake.

Vendimi i 21 shtatorit i Putinit për të mobilizuar të paktën 300.000 burra rusë – dhe ndoshta deri në një milion, bazuar në disa raporte mediatike – ka nxitur protesta në mbarë vendin dhe ka shtyrë, sipas disa raportimeve, qindra mijëra qytetarë të ikin në vendet fqinje për të shmangur rekrutimin.

Ky reagimi i ashpër po e detyron tashmë Kremlinin të ofrojë stimuj financiarë për t’i shuar protestat dhe shmangiet e rekrutimit, që kërcënojnë të minojnë strategjinë e pushtimit në Ukrainë.

Lexo edhe:

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

Riaktivizimi i Nord Stream, Merz kundër planit të fshehtë Putin-Trump

Ligjvënësit rusë po përpiqen të miratojnë amendamentet që rrisin përfitimet për ata që shërbejnë në Ukrainë, si dhe për familjarët e tyre të afërt, përfshirë ngrirjen e kësteve të kredive apo faljen (shlyerjen) e plotë të tyre.

Zyrtarët ushtarakë rusë kanë premtuar tashmë t’u paguajnë të rekrutuarve një pagë mujore që sillet mes 135.000 e 200.000 rublash (2.290 deri në 3.400 dollarë) në varësi të gradës së tyre, një shumë që është dy deri në tri herë më e lartë se mesatarja kombëtare, sipas Alfa Bank me seli qendrore në Moskë.

“Ne duhet të miratojmë më shpejt ligjin [për lehtësimin e kredive] në mënyrë që njerëzit të mund t’i kryejnë me qetësi detyrat e tyre luftarake”, tha më 27 shtator Anatoly Aksakov, kryetar i Komitetit të tregjeve financiare në një fjalim drejtuar deputetëve të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.

Projektligji për lehtësimin e kredive, i miratuar më 28 shtator, ngrin shlyerjet e huave, përfshirë këstet për kreditë konsumatore, për rekrutët dhe të gjithë të tjerët që po shërbejnë në luftë, si dhe për anëtarët e familjes së tyre. Ngrirja e kësteve të kredisë është e vlefshme gjatë kohës së shërbimit të tyre dhe përfundon 30 ditë pas çmobilizimit.

Projektligji, gjithashtu, fal borxhet e ushtarëve të vrarë ose të plagosur rëndë gjatë luftës, si dhe detyrimet e familjarëve të tyre të afërt.

Gjatë debatit të 27 shtatorit mbi amendamentet, disa deputetë kërkuan shlyerjen e borxheve të të gjithë luftëtarëve, një hap që zëvendësministri i Financave, Aleksei Moiseyev, e konsideroi të ekzagjeruar.

Ai argumentoi se nuk kishte nevojë t’u falej borxhi atyre që kthehen pa lëndime pasi, sipas tij, ata po marrin paga “mjaft të larta” për shërbimin dhe gjendja e tyre financiare “nuk do të përkeqësohet, por do të përmirësohet”.

Më herët, më 27 shtator, Parlamenti miratoi disa ndryshime në Kodin e Punës, ndër to edhe garantimin e së drejtës së rekrutëve për t’u rikthyer në punën e tyre brenda tre muajve nga përfundimi i shërbimit ushtarak dhe mbrojtjen e bashkëshorteve të tyre nga shkarkimet e parakohshme nga puna apo nga puna jashtë orarit pa miratimin e tyre.

Gjithashtu, këto ndryshime ligjore i përjashtojnë burrat e mobilizuar dhe anëtarët e familjeve të tyre nga gjobat për pagesat e vonuara të faturave mujore për shërbimet komunale dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit. Duma ruse po mendon të shkojë edhe më tej duke i anuluar plotësisht pagesat e mirëmbajtjes.

Dara Massicot, një analiste ushtarake në institutin “RAND Corp” me bazë në Uashington, tha se stimujt financiarë do të “ndihmojnë që lajmet e [mobilizimit] të priten më pozitivisht” për disa njerëz, por nuk janë zgjidhje.

“Për të tjerët, më shumë para nuk nënkupton më pak rreziqe, apo që do të zgjidhej fakti se sa keq janë të pajisura trupat ushtarake”, tha ajo.

Sipas videove që qarkullojnë në mediat sociale, disa rekrutëve rusë po u jepen armë të vjetra ose nuk po u jepen pajisje të mjaftueshme, përfshirë ato mjekësore. Të tjerë thonë se po marrin pak trajnime dhe instruksione para se të dërgohen në luftime.

Sipas Massicot, disa rekrutë mund të jenë gjithashtu skeptikë nëse ata do ta shohin vërtet llojin e pagës dhe përfitimet që u premtohen.

“Nëse Qeveria ka para për stimuj financiarë, pse nuk ka para për të furnizuar siç duhet trupat e tyre me pajisje mjekësore”, tha ajo.

Nga rajoni i Jakutisë deri në Dagestan

Vendimi i Parlamentit, i diktuar nga Kremlini për të miratuar stimujt për rekrutët pasoi demonstratat kundër mobilizimit që janë përhapur në të gjithë vendin.

Protestat kanë shpërthyer në më shumë se 30 vende, nga Jakutia në Veriun e Largët në Dagestan në Kaukaz, si dhe në Moskë dhe Shën Petersburg, me ç’rast janë arrestuar më shumë se 2.400 persona.

Qytetarët po shfryjnë mllefin e tyre duke vënë në shënjestër zyrat e rekrutimeve. Ka pasur të paktën 20 përpjekje për zjarrvënie – disa të suksesshme – që nga nisja e mobilizimit, në rajonet e Mordovisë, Volgogradit, Kaliningradit dhe Nizhni Novgorodit.

Disa protesta janë kthyer në të dhunshme. Sipas medias lokale ya62.ru më 25 shtator, një burrë në Riazan, në Rusinë qendrore i vuri flakën vetes në stacionin qendror të autobusëve, duke bërtitur se nuk donte të shkonte në luftë në Ukrainë.

Një ditë më vonë, Ruslan Zinin, një 25-vjeçar nga rajoni siberian i Irkutskut, qëlloi dhe plagosi rëndë një komisar ushtarak. Nëna e Zininit tha se ai ishte i shqetësuar pasi shoku i tij më i mirë u rekrutua në ushtri, pavarësisht se nuk ishte pjesë e rezervistëve.

Ndikimi në tregun e punës

Ndërkohë që projektligji i Dumës ka të bëjë vetëm me kreditë individuale, bankat shtetërore janë ofruar që t’u ndihmojnë pronarëve të bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilët janë rekrutuar, duke ua shtyrë shlyerjen e kredive për bizneset e tyre.

Por, kompanitë e të gjitha përmasave thonë se humbja e punonjësve të aftë për arsye të mobilizimit — ose largimeve jashtë vendit — do të dëmtojë bizneset e tyre dhe ata po kërkojnë që Qeveria ruse të bëjë përjashtime nga mobilizimi për stafet e tyre.

Rusia tashmë po përballet me një treg të shtrënguar pune, me papunësinë në nivelet më të ulëta post-sovjetike. Sipas ekspertëve, ka një mungesë të theksuar të punëtorëve të kualifikuar.

Kompanitë që kërkojnë përjashtime për punonjësit thonë se mund të duhen muaj deri në vite për të ritrajnuar zëvendësuesit e tyre.

Tatiana Orlova, një ekonomiste në firmën Oxford Economics, tha se sektorët e ndërtimit dhe të prodhimit mund të jenë më të cenueshëm për shkak të përqindjes së lartë të punëtorëve meshkuj.

Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Materialeve të Ndërtimit dhe Industrisë së Ndërtimit dhe Shoqata e Prodhuesve të Sistemit të Gazsjellësve i kanë dërguar një shkresë Qeverisë duke kërkuar përjashtimin e punonjësve të tyre nga listat e rekrutimeve, duke paralajmëruar se mund të përballen me vonesa në projekt dhe prodhim.

“Kemi marrë informacion se departamente të tëra ndërmarrjesh për prodhimin e sistemeve të tubacioneve janë duke u mobilizuar”, tha për mediat kreu i shoqatës së gazsjellësve, Vladislav Tkachenko.

Mediat ruse raportuan se zyrtarët e rekrutimit po vizitojnë gjithnjë e më shumë vendet e punës për të shpërndarë fletë-thirrjet.

Kjo ka bërë që disa kompani ruse që janë të shqetësuara për humbjen e punonjësve meshkuj, të rekomandojnë – ose të mos pengojnë – punën në distancë.

Sipas revistës Forbes, Kompania Ozon, e quajtur shpeshherë si Amazon i Rusisë, u dërgoi një shënim punonjësve të saj duke thënë se ka qenë gjithmonë e hapur ndaj idesë që stafi të punojë nga distanca dhe se “nuk ka pengesa” për ta bërë këtë.

Një punonjës në një bankë ruse të nivelit të parë tha për Radion Evropa e Lirë se menaxhmenti u dërgoi një e-mail punonjësve meshkuj duke u rekomanduar që të punonin nga distanca dhe të shmangnin qëndrimin në shtëpitë ku janë të regjistruar zyrtarisht.

Një kompani ruse në sektorin e lojërave elektrike ndërmori një hap krejtësisht të ndryshëm për të mbrojtur punonjësit e saj kur mësoi se dizajnerët dhe artistët – një pjesë e madhe e stafit të saj – nuk bëjnë pjesë në kategorinë e punonjësve të IT-së, të cilët janë të përjashtuar nga shërbimi ushtarak.

Ajo prenotoi një fluturim ajror për të evakuuar 100 punonjës dhe familjet e tyre nga Rusia./REL

 

Etiketa: luftePutinrekrutimeRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

18:39 : 23/05/2025
Lajmet e Dites

Riaktivizimi i Nord Stream, Merz kundër planit të fshehtë Putin-Trump

17:58 : 23/05/2025
BOTA

Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën anëtarët e ekuipazhit

17:29 : 23/05/2025
BOTA

Trump: Putini nuk është gati t’i japë fund luftës në Ukrainë

22:40 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Putini merr 80% të votave”/ Berisha: Kjo është farsë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje!

21:54 : 22/05/2025
BOTA

Bosnja jep dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

18:43 : 22/05/2025
Para

"Dhuratë" 90 mln £ nga Kolumbia, britaniku gjen 30 çanta me kokainë në plazh

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com