• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelenskyy: Kemi kontrollin e plotë të qytetit të Limanit

15:12 : 02/10/2022
në BOTA

Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Limanit, një qytet strategjik në Donbas, nga i cili forcat ruse u tërhoqën një ditë më parë.

Zelensky i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë e tij në Telegram më 2 tetor.

“Deri në orën 12:30, Limani është krejtësisht i pastruar”, tha ai. “Faleminderit ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas.

Rimarrja e kontrollit të Limanit nga forcat ukrainase është fitorja më e madhe në fushëbetejë në javët e fundit, pas kundërofensivës që forcat e Kievit nisën në rajonin verior të Harkivit, duke dëbuar forcat ruse. Suksesi i kësaj kundërofensive befasoi shumë vëzhgues.

Limani është qytet strategjik, përmes së cilit kalojnë linjat hekurudhore dhe analistët thanë se ka të ngjarë që forcat ukrainase do ta përdorin qytetin si vend prej ku do të nisin ofensiva të reja në lindje. Në Liman ka pasur luftime të ashpra në ditët e fundit, me forcat ukrainase që gradualisht arritën të rrethonin rreth 5.000 trupa ruse që po e mbronin qytetin. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 1 tetor se trupat ruse po tërhiqeshin për shkak të “rrezikut të rrethimit”.

Lexo edhe:

Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

Disa raportime të pakonfirmuara thanë se forcat ruse kishin pësuar humbje të mëdha të njerëzve dhe se një numër i paspecifikuar i ushtarëve ishin burgosur. Kjo ishte humbja e fundit për presidentin rus, Vladimir Putin, që erdhi vetëm një ditë pasi ai tha se Rusia po anekson katër rajone ukrainase që kanë qenë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse për disa muaj.

Rajoni i Donjeckut, ku gjendet Limani, është një prej katër rajoneve që Putini tha se Moska i aneksoi. Kievi dhe Perëndimi kanë dënuar aneksimin, duke thënë se është i paligjshëm dhe farsë.

“Çlirimi i këtij qyteti në rajonin e Donjeckut është një prej faktorëve kyç për çlirim të mëtejmë në rajonin e Luhanskut”, tha Serhiy Haida, kreu i administratës ushtarake ukrainase në Luhansk.

Putin ka deklaruar se Rusia ka aneksuar Donjeckun, Luhanskun, Hersonin dhe Zaporizhjën. Vëzhguesit kanë thënë se këto veprime të udhëheqjes ruse shuajnë edhe më shumë shpresat për arritjen e një marrëveshjeje të paqes. Së bashku me Krimenë, që Moska aneksoi më 2014, katër rajonet ukrainase përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës, dhe në to gjenden disa prej pjesëve më të industrializuara të shtetit.

Kievi ka thënë se nuk do të negociojë me Moskën për aq kohë sa Putin është në pushtet.

Marrë nga REL

Etiketa: lufteUkraineZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse

08:53 : 10/08/2025
BOTA

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025
BOTA

Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat)

11:01 : 09/08/2025
BOTA

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025
BOTA

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025
BOTA

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025
Para

Tahiri kërkon njohjen e shërbimit të provës, sa vite burg do t’i ulen nëse aprovohet

TË GJITHA

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 10/08/2025

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

22:54 : 10/08/2025

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

22:04 : 10/08/2025

Dhunoi rëndë një person pas një konflikti për parkimin, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

21:43 : 10/08/2025

Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara

21:29 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com