Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konference, ka kërkuar publikisht një kongresmene që ka vdekur. Teksa falënderon organizatorët e konferencës, Biden pyet “Jackie je këtu? Ku është Jackie?” duke harruar se kongresmenja amerikane nga Indiana Jackie Ëalorski humbi jetën në një aksident me makinë në muajin gusht të këtij viti.
Pas kësaj, Biden e kaloi situatën pa asnjë korrigjim të asaj çka përmendi.
“Vërtet një gabim i tmerrshëm dhe i turpshëm,” shkroi përfaqësuesja Vicky Hartzler, një republikane nga Misuri, duke iu referuar gabimit.
ekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se konfuzioni i presidentit buronte nga fakti që kishte në mendje Ëalorskin, ndërsa ai kryesonte konferencën, madje ai kishte menduar të priste në një vizitë familjen e saj në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte.
“Atë kishte në mendje,” tha Jean-Pierre.
“Ai po mendonte për të ndërsa po përmendte, ai po thërriste kampionët e Kongresit për këtë çështje”, tha ajo.