• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Analiza/ Miliona euro fitime për Bankat e Nivelit të Dytë në Shqipëri

20:18 : 07/07/2017
në EKONOMI, KRYESORE
Open Data Albania po hulumton mbi Fitimet e Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri për periudhën 2014-2015.

 Bankat e Nivelit të Dytë, janë shoqëri me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, që ushtrojnë veprimtari bankare duke përfshirë por pa u kufizuar me pranimin e depozitave monetare ose i fondeve të tjera të riparueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie, si dhe emetimi i mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike.
Në vlerësimin e fitimit të bankave të nivelit të dytë janë analizuar dy indikatorë të rëndësishëm që karakterizojnë fitimin siç janë: fitimi/humbja para tatimit (EBITA), i cili tregon vlerën monetare të fitimit (bruto) të një shoqërie, pa zbritur ende detyrimet fiskale të tatimit mbi fitimin, dhe norma e kthimit mbi kapitalin e angazhuar (ROCE), e cila tregon eficiensën e përdorimit të kapitalit përmes një raporti (%) mes EBITA dhe kapitalit të shoqërisë.  Në bazë të të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë por edhe nga ekstraktet e bankave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, situata e fitueshmërisë së sistemit bankar paraqitej si vijon:

Fitimi/Humbja para tatimit (EBITA) Sistemi bankar në Shqipëri rezulton me një fitim të konsiderueshëm si në vitin 2014 ashtu ehe në vitin 2015, edhe pse me një trend rënës. Fitimi i bankave të nivelit të dytë si në vitin 2014 rezulton të jetë rreth 14.3 miliardë Lekë, ose rreth 105.7 milionë Euro. Ndërsa në vitin 2015 fitimi i bankave rezulton të ketë pësuar një rënie prej rreth 28% në nivelin e 10.2 miliardë Lekëve ose rreth 75.6 milionë Eurove. Në vitin 2014 rezulton që 13 nga 16 banka të jenë me fitim para tatimit, ndërsa 3 me humbje. Në vitin 2015 rezulton që 11 banka janë me fitim ndërsa 5 me humbje.

5 nga 16 banka kanë rezultuar me një rritje të qëndrueshme të fitimit para tatimit në vitin 2014 dhe 2015, kryesuar nga FI BANK me një rritje të fitimit para tatimit prej 140.2%, e shoqëruar nga Union Bank me 77.4% dhe Banka e Bashkuar e Shqipërisë me 21.7%.  6 nga 16 banka edhe pse kanë rezultuar me fitim para tatimit në vitin 2015 tregojnë një trend rënës të këtij fitimi krahasuar me një vit më parë, kryesuar nga Banka Credins me një rënie të fitimit prej 76.9%, e ndjekur nga Banka Societe Generale Albania me 42% dhe Banka NBG Albania me 27.5% të rënies së fitimit para tatimit.

Sa i përket fitimit para tatimit në vlerë nominale, në vitin 2015 kryeson BKT me 7.3 miliardë Lekë, Raiffeisen Bank me 4.1 miliardë Lekë, Intesa Sanpaolo me 2.7 miliardë Lekë, Union Bank me 441 milionë Lekë dhe FIBANK me 297 milionë Lekë. Një renditje e ngjashme është edhe për vitin 2014 ku kryesojnë përsëri BKT, Raiffeisen Bank dhe Intesa Sanpaolo.

2 nga 16 banka (Alpha Bank dhe Banka Ndërkombëtare Tregtare) kanë kaluar nga një gjendje financiare me fitim para tatimit në vitin 2014 në humbje të konsiderueshme për vitin 2015. Ndërsa 3 banka kanë ruajtur trendin rënës krahasuar me vitin 2014. Kryeson Banka Amerikane e Investimeve me 4 fishim të humbjes (kryesisht për shkak të ristrukturimit dhe shitjes nga CreditAgricole Albania tek NCH Capital dhe Tranzit shpk). Ajo pasohet nga Banka Tirana me një 3 fishim të humbjes për vitin 2015 dhe më pas Veneto Bank me një rënie prej 100% krahasuar me vitin parardhës.

Sa i përket humbjes financiare në vlerë nominale, në vitin 2015 kryeson Banka Amerikane e Investimeve me 2.7 miliardë Lekë, e ndjekur nga Alpha Bank me 1.65 miliardë Lekë dhe Veneto Bank me 1 miliardë Lekë. Një rënditje e ngjashme është edhe për vitin 2014 ku kryesojnë përsëri Banka Amerikane e Investimeve (ish-CreditAgricole Albania), Veneto Bank dhe Tirana Bank.
 

Lexo edhe:

‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët e bizneset, bashkia e Sakos asnjë masë

Fitimi i Bankave të nivelit te dyte ne Shqipëri për periudhën 2014

Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Fitimi i Bankave të nivelit te dyte ne Shqipëri për periudhën 2015



Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komente dhe Analiza: Open Data Albania 

*Kapitali i BKT është marre nga Bilanci i publikuar ne QKB për vitin 2015, pasi ne ekstraktin e QKB figuron shume i vogël ne vlerën e 250.000.000 Lekeve    

Norma e Kthimit mbi Kapitalin e Angazhuar (ROCE). Sistemi bankar në Shqipëri rezulton me një normë të kthimit të kapitalit të angazhuar (ROCE) në masën e rreth 8%, një nivel ky relativisht i ulët i përdorimit efecient të kapitalit në këtë sektor.

Norma e Kthimit te Kapitalit te Angazhuar (ROCE) – viti 2015




Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017

Komente dhe Analiza: Open Data Albania       

*Kapitali i BKT është marre nga Bilanci i publikuar ne QKB për vitin 2015, pasi ne ekstraktin e QKB figuron shume i vogël ne vlerën e 250.000.000 Lekeve    

Për vitin 2015 rezulton që janë 11 banka që kanë një nivel pozitiv të kthimit nga kapitali i angazhuar (ROCE), ndërsa 5 banka që kanë dalë me humbje e kanë këtë norma negative. Bankat me fitim që kanë nivelin më të lartë të përdorimit eficient të kapitalit të angazhuar (ROCE) për vitin 2015 janë Intesa Sanpaolo me rreth 48%, e ndjekur nga RZB me rreth 29%, BKT me 22.8% dhe FIBANK me 19.6%.

Bankat me fitim që kanë nivelin me të ulët të përdorimit efecient të kapitalit të angazhuar (ROCE) për vitin 2015 janë Banka NBG dhe Banka Credins me 1.9%, të ndjekura nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë me 2.3%, Banka e Kreditit të Shqipërisë me 4.8% dhe Banka Societe Generale Albania me 4.9%.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës

19:21 : 06/06/2026
AKTUALITET

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët e bizneset, bashkia e Sakos asnjë masë

19:13 : 06/06/2026
AKTUALITET

Qytetarja: Kush e organizoi protestën në Tiranë

18:55 : 06/06/2026
SPORT

Sfida me Luksemburgun, publikohet formacioni i Kombëtares

18:50 : 06/06/2026
AKTUALITET

Përshkallëzohet revolta e qytetarëve: Të konfiskohen edhe pasuritë, jo vetëm burg!

18:39 : 06/06/2026
AKTUALITET

Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë!

18:28 : 06/06/2026
Para

Shtyrja e votimit me 60 minuta më 25 qershor, Rama doli më i fituar nga ky marifet i tij

TË GJITHA

‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës

19:21 : 06/06/2026

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët e bizneset, bashkia e Sakos asnjë masë

19:13 : 06/06/2026

Qytetarja: Kush e organizoi protestën në Tiranë

18:55 : 06/06/2026

Sfida me Luksemburgun, publikohet formacioni i Kombëtares

18:50 : 06/06/2026

Përshkallëzohet revolta e qytetarëve: Të konfiskohen edhe pasuritë, jo vetëm burg!

18:39 : 06/06/2026

Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë!

18:28 : 06/06/2026

Nuk reagoi në kohë për Zvërnecin, publiku ‘hakmerret’ virtualisht ndaj Bora Zemanit

18:19 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş