• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FBI raport për Shqipërinë: Hakerat në sistem 14 muaj para sulmit kibernetik

10:48 : 22/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

FBI dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturore (CISA) kanë lëshuar një raport ku japin detaje mbi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë në Korrik dhe Shtator. Sipas tyre, hakerat iranianë kanë pasur akses fillestar 14 muaj përpara se të kryenin sulmin kibernetik. Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe ata kanë aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.

“Në Korrik 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë, të identifikuar si “HomeLand Justice”, nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër Qeverisë së Shqipërisë, i cili i bëri faqet e internetit dhe shërbimeve të padisponueshme. Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjetin e viktimës afërsisht 14 muaj përpara se të fillonin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të llojit ‘ransomware’ dhe një ‘malware’ që fshinte disqet. Aktorët mbajtën akses të vazhdueshëm në rrjet për afërsisht një vit, duke aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike”, thuhet në raport.

Përgjatë periudhës Maj-Qershor 2022, hakerat iranianë kanë kërkuar që të zbulojnë informacione të ndryshme dhe të vjedhin kredencialet nga rrjetet e qeverisë shqiptare.

Në Korrik, ata kanë lëshuar “ransomware” në rrjete duke lënë një mesazh anti-MEK në desktop. “Kur mbrojtësit e rrjetit identifikuan dhe filluan t’i përgjigjen aktivitetit të ransomware, aktorët kibernetikë vendosën një version të malware shkatërrues ZeroCleare”, thuhet në raport.

Sipas FBI-së dhe CISA-s, në Qershor 2022 Homeland Justice ka krijuar një website dhe disa profile të ndryshme në rrjete sociale duke postuar mesazhe anti-MEK. Më 18 Korrik, HomeLand Justice merr përgjegjësinë për sulmet kibernetike në infrastrukturën e qeverisë shqiptare. Më 23 Korrik, ata postuan një video të sulmit kibernetik në website-n e tyre. Nga fundit i Korrikut deri nga mesi i Gushtit, në llogaritë sociale të lidhura me HomeLand Justice është reklamuar informacion i qeverisë shqiptare gati për t’u shpërndarë dhe u kërkohet të anketuarve të zgjidhnin informacionin e qeverisë që do të publikohej nga HomeLand Justice. Më pas ky informacion është lëshuar qoftë në një skedar .zip ose një video të regjistrimit të një ekrani me dokumentet e paraqitura.

Lexo edhe:

Shënjestronin infrastrukturën evropiane, Europol dhe Eurojust godasin grupin rus të hakerëve

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

Në Shtator 2022, aktorët kibernetikë iranianë kanë nisur një tjetër valë sulmesh kibernetike kundër qeverisë së Shqipërisë, duke përdorur të njëjtin malware si sulmet kibernetike në Korrik. Këto ndodhën pas veprimeve publike të Shqipërisë për t’ia atribuuar sulmet kibernetike Iranit dhe për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me ta.

Etiketa: FBIhakerhakerimsulm kibernetik

Lajme të lidhura

BOTA

Shënjestronin infrastrukturën evropiane, Europol dhe Eurojust godasin grupin rus të hakerëve

17:03 : 16/07/2025
RAJONI

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025
AKTUALITET

Laborator i sofistikuar kokaine, detaje nga operacioni antidrogë në Greqi: U arrestuan 3 shqiptarë

10:23 : 03/07/2025
BOTA

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

08:14 : 01/07/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj faqes online të Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

12:05 : 24/06/2025
AKTUALITET

Sulmi kibernetik në Bashkinë Tiranë/ AKSK: Preku infrastrukturat dhe sistemet e informacionit

19:31 : 20/06/2025
Para

Ndërtimet pa leje/ A ka marrëveshje me Morinën e Salillarin? Qeveria e mban sekret

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com