Nga prof. Florion Metohu
Rusia ka qënë historikisht i pranishëm në Ballkan, politikisht, ekonomikisht por edhe nga ana kulturore. Kjo është edhe arsyeja që marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe gadishullit tonë kanë traditë të gjatë dhe të pasur. Luftërat, ndasitë dhe krizat ekonomike dhe politike të rajonit në shekujt 19 – 20 kanë përcaktuar shpesh raportet e fuqisë në rajon dhe ku Rusia ka luajtur një rol kryesor edhe pse së fundmi madhështia e dikurshme nuk përceptohet më.
Rishtas, me aneksimin e Krimesë ne mars të 2014 dhe fushatën e gjër për destabilizimin e Ukrainës, Rusia është shndërruar në një fuqi revizioniste që kërkon ndryshimin e kufijve dhe rishkrimin e rregullave në marrëdhëniet ndërkombëtare. Edhe pse impakti i këtij drejtimi të ri po ndihet më shumë në zonën euro – aziatike, ku Presidenti Putin po mundohet të reintegroj hapësirën post – sovietike nën lidershipin rus, vizioni i tij në politikën e jashtme inkorporon një sër objektivash që kanë si qëllim restaurimin e Rusisë si një superfuqi në arenën ndërkombëtare.
Ndër rajonet më të prekura nga ky dinamizëm i ri i diplomacisë ruse është Ballkani ku Moska zyrtare ka investuar kohë dhë risurse të konsiderueshme për të forcuar inflencën e saj në vitet e fundit. Këto veprime kanë sjell suksese të konsiderueshme për ta në shumë fronte.
Pozicioni rus si një furnizues dominues me gas dhe naftë për Ballkanin, ku vëndet janë shumë të varur nga importet për nevojat e tyre energjitike, është forcuar me anë të blerjeve të aseteve locale të energjisë si dhe partnershipi bilaterale. Kompanitë ruse, gjithashtu luajnë një rol të madh dhe në rritje në tregtimin e këtyre lëndëve, me anë të zotërimit të aseteve vendase ose krijimin e joint-vetures, si dhe zhvillimin e infrakstrukturës rajonale. Këto investime kanë si qëllim zvogelimin e konkurrencës dhe krijimit të rrjeteve financiare lokale që forcojnë pozicionin dominant rus.
Kompanitë shtetërore dhe private ruse kontrollojnë tashmë një përqindje të lartë të sektorit energjitik në shtetet ballkanike dhe janë përfitueset më të mëdha të proçesit të privatizimeve të periudhës post – komuniste.
A do të ndodhë edhe në Shqipëri i njëjti fenomen?
Investimet e këtyre kompanive i gjejmë kudo në rajon. Në 2008 kompania ruse Gazprom bleu gjigandin energjitik serb Naftna Industrija Srbije (NIS), i cili ka monopolin e prodhimit të naftës dhe gazit në Sërbi si dhe një sërë rafinerish, deposh dhe terminalesh shpërndarjeje. Kompania shtetërore ruse Zarubezhneft bleu në 2007 në Republikën Srbska të Bosnjes rafinerinë e naftës Brod, impiantin e prodhimit të vajit të makinave Modrica si dhe koncesionin ekskluziv në 2011 për shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit në territorin e vet, për 28 vjet. Në Bullgari, gjithashtu, kompanitë ruse janë shumë aktive. Oligarku rus Kirsan Ilyumzhinov, i afërt me Putin, bleu në vitin 2012, shumicën e aksioneve të distributorit më të madh bullgar të naftës Petrol Holding. Një tjetër kompani private ruse, Lukoil – dhe kjo e drejtuar nga një tjeter oligark besnik i Kremlinit, Vagit Alekperov – ka në zotërim asete të rëndësishme në Bullgari, duke përfshirë rafinerin e naftës Burgas (më e madhja në Ballkan) dhe një impiant të madh magazinimi të naftës, duke i garantuar kompanisë ruse kontrollin e 74% të tregut bullgar të produkteve të naftës. Lukoil zotëron edhe distributorin serb të naftës Beopetrol, i cili kontrollon me qindra stacione karburantesh në Bullgari, Sërbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kroaci.
Qershia mbi tortë e Rusisë për të dominuar në të ardhmen tregun rajonal dhe atë europian të gazit, ishte plani për të ndërtuar gazsjellësin SouthStream, i cili kalonte përmes Ballkanit dhe shkonte deri në zemër të Europës. Por vendosmëria e BE-s për të penguar rritjen e varësisë së rajonit në veçanti por edhe të gjithë BE-s nga eksportet ruse të gazit dhe aprovimi i TAP-t, bëri që ky projekt të anullohet në fund të vitit 2014, duke i dhënë një goditje të rëndë ambicjeve ruse. Por duket se Moska nuk është dorëzuar dhe objektivi i saj i rradhës është Shqipëria. Vitin e kaluar kompania kineze e naftës Geo – Jade bleu 100% të aksioneve të Bankers Petroleum. Pa shumë bujë në qarqet politike dhe mediatike, konfirmohet, jozyrtarisht, se kjo kompani është në traktativa me gjigandi rus të naftës Lukoil dhe filiale të Gazprom për të administruar bashkarisht zonën naftë mbajtëse më të madhe të Europës, zonën e Patos – Marinzës.
Gjithashtu, ambasada ruse në Tiranë dhe biznesmenë shqiptar të kontaktuar prej saj, po shfrytëzojnë lidhjet dhe kontaktet e tyre pranë administratës shtetërore shqiptare, për të marrë kontrollin e seksionit shqiptar të TAP-t bashkë me depot e magazinimit të gazit që priten të ndërtohen në jug të vendit. Investitorët rus po rrisin investimet e tyre në Jug të Shqipërisë pikërisht në zonat ku do të kalojë projekti TAP.
Nisur nga analiza e të dhënave (të publikuara nga eksperti i gazit italiani Alessandro Ronga) dhe krahasimi mbi kapacitetet e transportit të gazit të South Stream i zëvendësuar nga Turkish Stream dhe të TAP-(Trans Adriatic Pipeline) rezulton se kemi të bëjmë me një luftë të vërtëtë në fushën e gazit. Nga njëra anë gazi Azer nga ana tjetër gazi rus dhe kjo është fushë beteja për të siguruar hemogjeninë e furnizimit me gas për Europën perëndimore. Projekti TAP do të zëvendësojë ish projektin Nabucco të projektuar nga BE për të limituar varësinë e furnizimit nga gazi rus.
Konkurrenca e TAP ndaj Turkish Stream dëmton rëndë ekonominë në krizë të Rusisë e cila varet pothuajse në 75% nga të ardhurat e vjelura nga shitja e gazit vendeve të BE-së me çmim shumë të lartë. Ndërsa TAP do të bëjë të mundur që e njëjta cilësi gazi do të kushtojë më pak për taksapaguesit europian dhe Rusia humb përfundimisht monopolin e saj në Balkan dhe Europe për furnizimin e gazit. Shqipëria si vend pritës i TAP do të përfitojë gati 200 milion euro në vit nga ulja e cmimit të gazit dhe nga rentat vjetore të siguruara nga projekti madhështor i TAP.
Rusia kërkon të gjej një rrugë për të anashkaluar territorin ukrainas në të cilin aktualisht kalon rreth 50% e gazit rus drejt Europës, por edhe për vendet e tjera të rajonit të Kaspikut, të cilët kërkojnë itinerare alternative për eksportin e gazit të tyre drejtperëndimit, duke anashkaluar itinerarin e gas-sjellësve “sovjetik” që kalojnë në territorin rus. Kjo situatë e krijuar padyshim që ka ndryshuar planet e Moskës në Balkan dhe në vecanti në Shqipëri ku mendohet se do të jetë një portë kryesore për shpërndarjen e gazit në vendet e BE-së. Sipas analistëve gjeo-politik, synimi kryesor i Moskës është rritja e investimeve ruse në Shqipëri-Greqi-Turqi për të pasur kontrollin mbi projektin TAP pasi nga ky projekti llogaritet që të ardhurat e Rusisë nga shitja e gazit në drejtim të europës të ulen rreth 70% çka do të sillte shumë probleme ekonomisë ruse dhe sektorit të energjisë.
GazProm dhe Dhoma e Tregtisë në Moskë e konsiderojnë TAP një rrezik serioz për financat e Moskës edhe pse Rusia transporton rreth 155 miliardë metro kub gaz drejt vendeve të BE-së. Një nga efektet që i druhet Moska është padyshim shvlerësimi dhe rënia e cmimit të gazit dhe pamundësia për të vendosur në mënyrë të njëanëshme klauzola favorizuese, pasi me mbarimin e projektit TAP Rusia nuk do të ketë më eskluzivitetin e furnizuesit të parë dhe të vetëm të gazit në Rajon dhe në Europë. Sipas ekspertëve ekonomike tkurrja e të ardhurave Ruse nga furnizimi i gazit do të rëndojë në buxhetin e viteve në vazhdim cka do të ulë edhe pretendimet e Moskës për të rritur fuqine ndikuese në BE dhe në vendet e Ballkanit.