• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmet kibernetike/ Halimi publikon dokumentin: Qeveria ka shpenzuar 197 mln €

20:16 : 19/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar pas sulmeve kibernetike nga Irani, duke iu drejtuar Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) me një kërkesë për sistemet digjitale.

Halimi ka publikuar në Facebook në dokument ku parashtron 20 pyetje për AKSHI-n, ku thekson se sistemet tona digjitale u rrëzuan lehtësisht.

Sipas Halimit, qeveria ka investuar 197 milionë euro për sistemet digjitale, teksa 87% të fondeve i kanë marrë vetëm 3 kompani.

Postimi i plotë:

SULMI KIBERNETIK, SISTEMI YNË I MBROJTJES DHE PARATË PUBLIKE

(20 pyetje dhe 6 konstatime)

Lexo edhe:

Gjermania shënjestrohet nga sulmet kibernetike, akuza direkte Moskës

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Si pjesë e një ekipi, vitet e fundit, që merremi me sistemet smart dhe ato inteligjente, kryesisht në sistemet bankare dhe energjetike në Ballkanin Perëndimor, kam pasur një interesim të shtuar në lidhje me sistemet mbrojtëse kibernetike në Shqipëri dhe paratë publike të shpenzuara në 8 vitet e fundit.

Në vijim të informacioneve të marra dhe të përcjella në komunikimin publik, kam kërkuar verifikim të shtuar ndaj AKSHI-t nëpërmjet 20 pyetjeve, sipas shkresës bashkëlidhur.

Në pritje të këtyre përgjigjeve, mund të arrijmë lehtësisht në 5 konstatime 

1. Është e dukshme se sistemet tona digjitale, jetike për vendin, pasi u bënë objekt sulmesh kibernetike, u rrëzuan lehtësisht!

2. Sipas dokumenteve të mbledhura deri më tani rezulton se qeveria ka investuar 197 mln euro për sistemet digjitale, shifër kjo shumë herë më e madhe edhe se vendet nordike për numër përdoruesish!

3. Ka dyshime se sulmet ende nuk kanë përfunduar dhe vijojnë edhe sot të publikohen të dhëna, përfshi dhe të ish-numrit 1 të Policisë së Shtetit, e cila është e ngarkuar me mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

4. Sistemet e mbrojtjes sonë kibernetike  dyshohet se janë ndërtuar jo me kompani të specializuara ndërkombëtare, por me kompani të lidhura ngushtë me politikën aq sa 87% të fondeve i kanë marrë vetëm 3 kompani!

5. Mbrojtja kibernetike është e rëndësishme për vendin dhe për sistemet, por ka dyshime se AKSHI nuk ka fare një departament për këtë mbrojtje kibernetike dhe mungojnë certifikimet ndërkombëtare të sistemeve mbrojtëse.

6. Rrëzimi i lehtë i sistemeve mbrojtëse krijon dyshime mbi mënyrën e përdorimit të 197 milionë eurove për blerjen dhe ndërtimin e sistemeve nga kompani vendase. Me këto vlera duhet të ishin blerë super sisteme mbrojtëse. Krijohen dyshime të arsyeshme se certifikimi i këtyre sistemeve mbrojtëse, nëse ekzistojnë, nuk është kryer nga ndonjë kompani ndërkombëtare.

Pavarësisht solidarizimit të plotë në luftën ndaj sulmit kibernetik dhe ndaj agresorëve, pa as më të voglin dyshim, sistemet super të shtrenjta duhen audituar urgjentisht, për t’u parë certifikimi i tyre, por edhe përdorimi i parasë publike të shpenzuar për këto sisteme.

 

Etiketa: dokumentiEduart Halimisulm kibernetik

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania shënjestrohet nga sulmet kibernetike, akuza direkte Moskës

18:13 : 26/04/2026
AKTUALITET

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

11:34 : 31/03/2026
AKTUALITET

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

09:12 : 20/03/2026
AKTUALITET

Sulmi i “Homeland Justice” ndaj Kuvendit, eksperti: Kanë akses në email-et e 140 deputetëve, cili është rreziku

08:56 : 11/03/2026
AKTUALITET

“Keni një gjobë”/ Policia: Mos e hapni këtë mesazh nëse ju vjen në celular

15:02 : 21/01/2026
BOTA

Gjermania akuzon Rusinë për sulm kibernetik dhe ndërhyrje në zgjedhje

20:54 : 12/12/2025
Para

Rama kujton takimin me Elizabeth:Britanikët kanë mbretin, ne nuk kemi më Mbretëreshë

TË GJITHA

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom