• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlerësimi i 626 digave, të paktën 65% e tyre janë në gjendje të vështirë teknike

21:51 : 13/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Prej kohësh ka një shqetësim të ngritur lidhur me gjendjen teknike të digave në vend.

Ky shqetësim bëhet evident sa herë ka rritje të prurjeve ujore dhe shirave por së fundmi në një dokument zyrtar qeveria pranon se një pjesë e mirë e digave në vend përfshirë ato që janë të lidhura me bujqësinë përbëjnë kërcënim serioz dhe duan ndërhyrje urgjente.

“Një vlerësim i bërë për gjendjen teknike të 626 digave, rezultoi në përfundimin se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), shfaqin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente. Drenazhimi i ujërave është përkeqësuar gjithashtu për shkak të përmbytjeve të kanaleve kulluese dhe uljes së kapacitetit kullues të hidrovorëve. Situata pritet të përkeqësohet më tej për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat janë pasqyruar në fenomene ekstreme të motit” thuhet në dokument.

Një pjesë e digave janë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Konkretisht sipas të dhënave zyrtare që raporton dokumenti në Shqipëri ka 362 diga më të larta se 15 m me zona të populluara poshtë tyre.

“Ato janë relativisht të vjetra, veçanërisht ato në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo pushtetit vendor, të cilat përbëjnë rreth 90% të digave dhe për rrjedhojë më të cenueshme ndaj aktivitetit sizmik. Gjithashtu, kërkohet edhe ndërtimi i digave të reja, disa prej të cilave në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut sizmik nga pikëpamja gjeologjike” thuhet në dokument.

Lexo edhe:

Përmbytet Durrësi, makinat bllokohen në nënkalimin pranë portit

Rikthehen reshjet e shiut dhe stuhitë, përmbytje në Vlorë dhe Durrës

Por dora e njeriut me ndërhyrje në ndërtime pa leje apo urbanizimin e pastudiuar duket e ka rritur rrezikun gjithashtu. Dokumenti nënvizon se vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

“Urbanizimi dhe ndërhyrja njerëzore nga njëra anë, degradimi natyror nga ana tjetër, kanë bërë që shumë prej infrastrukturave mbrojtëse të jenë jashtë funksionit ose gjysmë-funksionale, në një mjedis ku frekuenca, ashpërsia dhe shpërndarja gjeografike e përmbytjeve janë në rritje” nënvizon strategjia.

Në tërësi është kërkuar që të bëhet një rivlerësim i gjendjes së digave mbi 20 vjeçare dhe të bëhet ndërhyrje emergjente në ato raste kur situate shfaqet me problematike./Monitor

Etiketa: digapermbytjesizmike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmbytet Durrësi, makinat bllokohen në nënkalimin pranë portit

08:39 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rikthehen reshjet e shiut dhe stuhitë, përmbytje në Vlorë dhe Durrës

08:00 : 11/09/2025
BOTA

Mot i keq në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

20:00 : 07/09/2025
AKTUALITET

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona problematike, nevojitet ndërhyrje

09:20 : 02/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën ujë dhe erë: Përmbytje, dëme dhe pasiguri, ndërhyrjet e bashkive të vonuara

16:29 : 30/08/2025
AKTUALITET

Përmbytje në Lushnje! 30 minuta shi mbushin rrugët me ujë

15:47 : 30/08/2025
Para

FOTO/ Mbyllen pjesët e para në Champions, këto janë rezultatet

TË GJITHA

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025

Shiste “Hot Dog” pa leje, shqiptari në Londër bie në grackën e policisë dhe gjobitet 7 mijë paund

18:42 : 28/09/2025

Kjo është shenja më e pafat e zodiakut

18:29 : 28/09/2025

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

18:18 : 28/09/2025

Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për viktima

17:59 : 28/09/2025

Shqiptari i dënuar për trafik kokaine rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

17:40 : 28/09/2025

Tentuan të kalojnë kanalin për në Angli me gomone, mbyten 2 gra

17:27 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com