• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pallatet pa leje, Rama shmang Prokurorinë. Shkeljet raportohen te Dallëndyshe Bici

22:26 : 13/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Qeveria ka zbardhur vendimin për konfiskimin administrativ të pallateve pa leje, të miratuar një javë më parë.

Vendimi parashikon në mënyrë të detajuar mënyrën se si veprohet në rastet kur konstatohen ndërtime të plota apo shtesa pa leje.

Ndërtuesit kanë të drejtën e parablerjes së sipërfaqes së ndërtuar pa leje me çmimet e tregut ose t’ia dhurojnë atë pjesë qeverisë, nëpërmjet kontratave “1 euro”.

Lexo edhe:

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Në çdo rast, Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk e përmend fare faktin që “ndërtimi pa leje” është një vepër penale dhe në rastet kur kjo shkelje kryhet për qëllime përfitimi, dënimi është nga 3 deri në 8 vjet burgim.

Akti nënligjor që mban firmën e kryeministrit Edi Rama parashikon procedurat e para-konfiskimit të ndërtimeve pa leje, të cilat arrijnë deri në 6 muaj.

Po ashtu, vendimi parashikon që autoritetet e zbatimit të ligjit dhe ato që kontrollojnë territorin, pra Policia e Shtetit, Policia Bashkia dhe inspektoratet vendore ndërtimore, duhet të raportojnë për çdo sipërfaqe ndërtimore pa leje pranë Inspektoratit Kombtëtar së Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

“Nga momenti i kryerjes se aktit të konstatimit të  paligjshmërisë  në  ndërtim  deri  në  përfundim  të procedurës së konfiskimit, punimet pezullohen me urdhër  të  drejtorit  të  Përgjithshëm  të  Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit…”, thuhet ndër të tjera në vendimin nr. 589, dt. 07.09.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”.

Në foto: Vendimi i qeverisë për “konfiskimin” e ndërtimeve pa leje

Pra, institucionet që konstatojnë paligjshmërinë në ndërtime, tashmë do të duhet të raportojnë vetëm tek agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici, duke shmangur tërësisht referimin e veprës penale pranë organit të Prokurorisë.

Kodi Penal, në nenin 199/a, parashikon ndër të tjera se: “Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar…e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet”.

Institucionet ligjzbatuese dhe ato inspektuese kanë detyrimin ligjor që të raportojnë çdo shkelje të natyrës penale pranë Prokurorisë dhe kjo e fundit kryen hetimet e mëtejshme.

Por, nëpërmjet Vendimit të miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave, tashmë paligjshmëria në ndërtime do të raportohet pranë Dallëndyshe Bicit dhe stafit të saj, duke shmangur prokurorët.

Situata duket absurde, pasi qeveria, vetëm me një Akt nënligjor, “shfuqizon” një parashikim të Kodit Penal, i cili për nga hierarkia e ligjeve, është shumë më lart se sa vendimet qeveritare.

Etiketa: Edi Ramakonfiskimi i pallateve pa lejendertime pa lejeQeveria shqiptarevkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
Para

Papa Françesko vizitë në Kazakistan. Jep opinionin e tij për luftën në Ukrainë

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom