Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, nis sot vizitën e parë parë zyrtare në Shqipëri. Ai mbërriti dje në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.
Sot. z. Mattarela, i cili shoqërohet nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor, Maria Cristina Messa, do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Në fund të takimit, dy krerët e shteteve do të japin deklarata për shtyp.
Më pas, Presidenti Mattarella do të vendosë një kurorë me lule në Statujën e Nënës Shqipëri në Varrezat Kombëtare të Dëshmorëve të Shqipërisë.
Vizita do të vijojë me bisedën me Kryeministrin Edi Rama ndërsa pasdite Mattarella do të vizitojë Shkollën Italiane të Tiranës i shoqëruar nga Presidenti i Shoqatës “Dante Alighieri”, Andrea Riccardi dhe bashkëthemeluesja e Shkollës Concetta Marotta.
Pas përfundimit, Kreu i Shtetit do të pritet në godinën e Kuvendit nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.
Vizita do të mbyllet me një takim me një përfaqësues të komunitetit italian.