• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pylli me pamje nga deti”, Goro ia jep me qira motrës së kreut të Këshillit Bashkiak

14:26 : 03/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në Himarë, shprehja “kush ka mik, ka çiflig”, vjen disi e moderuar: “kush ka mik kryetarin, merr një pyll thuajse falas”.

Kompania “Abeille’s Resort” është shpallur fitues në procedurën e hapur për dhënie me qira të 10 hektarëve pyll publik në zonën e Gjomollës.

Kompania është në pronësi të Bule Kapaj, motra e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj.

Në foto: Bashkia e Himarës njofton se ka shpallur fitues shoqërinë “Abeille’s Resort” në procedurën për dhënien me qira të ekonomisë pyjore Gjomollë

Megjithëse situata krijon dyshime se është në kushtet e konfliktit të interesave, Bashkia e Himarës dhe shoqëria private tashmë kanë nënshkruar kontratën 10-vjeçare.

Lexo edhe:

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

Sipas dokumentave zyrtare, “Abeille’s Resort” do të paguajë një shumë minimale prej 10 milionë lekë të vjetra në vit për një periudhë 10-vjeçare për sipërfaqen pyjore 10 hektarë.

Bashkia e Himarës e shpalli procedurën për dhënien me qira të ekonomisë pyjore, “për qëllime pushimi, argëtimi, për veprimtari turistike, kënd lojrash, mjedise sportive, e të tjerë”.

Hapësira pyjore gjendet në zonën e quajtur Pylli i Gjomollës, pranë fshatit Qeparo, një hapësirë me pamje të mrekullueshme nga deti Jon.

Pra, një perlë e vërtetë natyrore. Dhe këtë hapësirë, për 10 vitet e ardhshme, do ta shfrytëzojë për qëllime fitimi Bule Kapaj dhe kompania e saj, “Abeille’s Resort”.

Kush është kompania

Kompania që do të marrë me qira hapësirën pyjore në Gjomollë është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në qershor 2021.

Objekti i aktivitetit të saj është angazhimi në punime ndërtimore.

Pronare dhe administratore e shoqërisë private është Bule Kapaj.

Në foto: Kompania “Abeille’s Resort” është në pronësi të Bule Kapaj

“Boldnews.al” kreu disa verifikime dhe rezultoi që pronarja e kompanisë është motra e Dhimitër Kapaj, kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës.

Ky detaj krijon dyshimet se e gjithë procedura është mbështetur në situatën e konfliktit të interesave.

Funksioni i Kryetarit të Këshillit Bashkiak ka një rëndësi shumë të madhe në aktivitetin e pushtetin lokal. Roli thelbësor është miratimi i buxhetit vjetor të Bashkisë.

Gjithashtu, në ligjin për “Qeverisjen Vendore”, Këshilli Bashkiak ka edhe një kompetencë specifike, që sanksionohet në nenin 54/e të tij: “Këshilli Bashkiak miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve”.

Pra, është kompetencë e Këshillit Bashkiak që të miratojë dhënien me qira të pronave të Bashkisë, përfshirë edhe ekonominë pyjore në Gjomollë.

A ka qenë kreu i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj, pjesë e procedurës për miratimin e dhënies me qira të pyllit të Gjomollës në favor të motrës së tij, Bule Kapaj?

Në foto: Faqja e internetit e Bashkisë Himarë. Dhimitër Kapaj është kryetar i Këshillit Bashkiak

Nëse ka zgjedhur të shmanget nga kjo vendimmarrje, gjithësesi, a janë marrë masat që e gjithë procedura të mos dyshohet si në konflikt interesi?

Me shumë mundësi, përgjigjet mbi këto pikëpyetje do të jenë diskutuar ndërmjet kryebashkiakut Jorgo Goro dhe kreut të Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj.

Ndoshta kanë shpresuar që detajet e kësaj procedure të kalojnë në heshtje, pa u mësuar nga publiku.

Etiketa: himarejorgo gorotender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

15:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
AKTUALITET

Himarë/ Ujësjellësi i Vranishtit kushtoi 1.7 milionë euro, por uji është me pikatore

21:06 : 31/07/2025
AKTUALITET

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, e pëson 22-vjeçari në Himarë

11:12 : 31/07/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
AKTUALITET

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025
Para

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 4 të plagosur

TË GJITHA

Vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit në Mallakastër

15:14 : 08/08/2025

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025

OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion!

14:53 : 08/08/2025

OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

14:45 : 08/08/2025

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com