• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video e dokumenta/ Sharra s’ka leje për inertet. Miliona për landfillin e paligjshëm

23:59 : 02/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Çdo mbrëmje, dhjetra kamionë depozitojnë tonelata me dhera dhe inerte në landfillin privat, në Sharrë të Tiranës, i cili nuk ka leje për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve ndërtimore.

Në Gusht të vitit 2021, ish-ministri i Turizmit, Blendi Klosi, miratoi leje mjedisore të Tipit A për kompaninë koncensionare të landfillit të Sharrës, “Integrated Energy BV”.

Në atë leje, Klosi kujdesej të saktësonte që nga kjo leje përjashtohej depozitimi i inerteve.

Në foto: Ish-ministri i Turizmit, Blendi Klosi, në Gusht 2021, përjashtoi depozitimin e inerteve nga Leja Mjedisore për “Integrated Energy BV”

Një vendim i tillë u forcua më tej nga ministrja aktuale e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Lexo edhe:

47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

Zjarr, plehra dhe korrupsion/ Kriza e mbetjeve në Elbasan dhe inceneratori i fikur

Në Prill 2022, ajo refuzoi kërkesën e kompanisë së themeluar nga biznesmeni në kërkim, Klodian Zoto, për t’u pajisur me leje për depozitimin e inerteve, pasi nuk plotësonte një seri kushtesh dhe kriteresh.

Në foto: Në Prill 2022, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, refuzoi kërkesën e kompanisë koncensionare për lejen mjedisore për depozitim inertesh

Në fillim të këtij muaji, kompania koncesionare shpalli njoftimin për “Konsultim Publik” pikërisht për projektin e saj për depozitimin e inerteve në landfill.

Të gjithë të dhënat dëshmojnë se “Integrated Energy BV” nuk ka leje për depozitimin e inerteve.

Megjithatë, siç u deklarua në punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët, kompania private siguron miliona euro nga kompanitë e ndërtimit, të cilat janë të detyruara që të depozitojnë mbetjet inerte në këtë landfill.

Një ndryshim i vitit 2020 në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” parashikon që shpenzimet e prishjes dhe pastrimit të inerteve mbulohen nga subjekti zhvillues dhe në të kundërt konfiskohen nga të ardhurat e tij.

Në foto: Ndryshimet ligjore që parashikojnë detyrimin e kompanive të ndërtimit për pastrimin e inerteve nga kantierët

Faturat për depozitimin e inerteve janë objekt i inspektimeve periodike të strukturave shtetërore dhe një prej kushteve që kompanitë ndërtimore të marrin lejen e shfrytëzimit për objektet e tyre.

Në Tiranë, i vetmi landfill në funksion është ai privat në Sharrë.

Ndaj kompanitë janë të detyruara që të depozitojnë pranë kompanisë së Zotos inertet e krijuara gjatë punimeve të tyre.

Por, ndërkohë që autoritetet shtetërore tregohen skrupuloze me kompanitë private për kontrollin e faturave të depozitimit të inerteve, asnjë prej tyre nuk dëshiron të konstatojë se vetë landfilli i Zotos nuk ka leje mjedisore për trajtimin e këtyre mbetjeve ndërtimore.

Etiketa: Integrated Energy BVlandfilli i sharresmbetjesharra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

11:03 : 11/11/2025
AKTUALITET

Zjarr, plehra dhe korrupsion/ Kriza e mbetjeve në Elbasan dhe inceneratori i fikur

16:09 : 10/11/2025
AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025
AKTUALITET

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
Para

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 3 shtator 2022

TË GJITHA

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com