• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po fëmijët e pushtetarëve a emigrojnë me gomone?

14:38 : 31/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Vetëm gjashtë milje në kanalin e La Mansh-it i ndanin emigrantët shqiptarë për të gjetur lirinë, punën, jetën më të mirë, duke lënë pas me “dëshirë” atdheun. Po sytë e të rinjve emigrantë nuk panë kurrë Anglinë, sepse spray acarues i hedhur nga policia franceze u mbuloi shikimin dhe vrau shpresën. Ky ishte episodi më i fundit i parë me fytyrë e zë të një grupi emigrantësh shqiptarë që rendnin duke mbajtur peshë një gomone për të shkuar drejt Anglisë.

“Ec, ec”-dëgjohet të thërrasin të rinjtë, me besimin se po u ikin forcave të rendit francezë. Ato pamje u shfaqën dje dhe janë një nga dhjetëra apo qindra episode ku të rinjtë shqiptarë janë larguar drejt Anglisë, tashmë duke përdorur një formë tjetër, kalimin me gomone nga Franca drejt Anglisë. Mes rrezikut, frikës dhe një mali me borxhe për këtë udhëtim, lenë familjen dhe vendin me mendimin se diku në Angli do bëjnë dokumentat si emigrantë, apo një pjesë e tyre përfundojnë në duart e trafikantëve që i përdorin si punëtorë në “shtëpi bari”, ku rrisin kanabis.

Vetëm për një muaj janë regjistruar mbi 700 emigrantë shqiptarë që kanë ikur drejt Anglisë, duke përdorur formën e re të udhëtimin, atë me gomone. Alarmin po e japin autoritetet angleze të cilët nëse vijon ky fluks mund të ashpërsojnë edhe më shumë ligjet për të deportuar menjëherë emigrantët.

Në Shqipëri shumica duan të ikin, përveç nëpunësve të Rilindjes dhe pushtetarëve që shesin “parajsën” imagjinare me propagandë. Asnjë fjalë nuk ka dalë nga kryeministri apo ministrat, përshi edhe atë të Rinisë dhe fëmijëve për numrin e lartë të migrantëve shqiptarë që rrezikojnë jetën drejt Anglisë.

Lexo edhe:

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Po sikur të ndodhë një tragjedi e vërtetë ku deti të marrë jetë në këtë udhëtim të rrezikshëm? Me siguri që qeveria do e kalojë lehtë, duke u hequr si viktime dhe se opozita apo qytetarët po përdorin “fatkeqësinë për të bërë politikë” dhe po “hedhin baltë” mbi punën e mirë të qeverisë.

Po fëmijët e pushtetarëve a ikin me gomone si emigrantë? Kurrë nuk ka ndodhur, as nuk pritet që të ngjajë kjo “gjëmë”, për aq kohë sa korrupsioni, krimi i organizuar që vishet me kostumin e politikës dhe paraja e pisët ushqen qeverinë për të mbajtur në nënshtrim qytetarët, që të vetmen mënyrë shpëtimi shohin ikjen nga ky vend.

Ironia e fatit shkon deri në ekstremin e dhimbjes. Ndërsa mijëra shqiptarë mbajnë shpresën që të emigrojnë drejt Anglisë me gomone, në vendin tonë komisari i policisë ka skaf personal dhe me të vret një vogëlushe 7-vjeçare që kishte ardhur bashkë me prindërit nga Anglia për pushime. Babai i vajzës kishte ikur si emigrant me kamion nga ky vend. U stabilizua atje, krijoi familje, por vajzën ia vrau komisari i policisë me skaf teksa notonte në afërsi të bregut të detit.

Etiketa: emigrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

12:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Në 2024, popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

08:12 : 17/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria vijon të tkurret/ Emigracioni dhe rënia e lindjeve, popullsia zbret në 2.36 mln banorë

08:09 : 13/06/2025
AKTUALITET

Ish-drejtoresha e INSTAT: Shqipëria po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve

22:37 : 10/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

10:34 : 23/05/2025
Para

Dallëndyshe Bici pritet të rikthehet sërish në krye të IKMT

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com