• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentet/ Si do jetë Parku Eden 4.3 mln € në derën e Ramës, strukturë druri e lule

12:44 : 31/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka vijuar të shpenzojë për tekat e kryeministrit Edi Rama. Pak javë pasi hapi dy tendera 13 milionë euro për pistën e Formula 1 në Elbasan, Agolli ka akorduar plot 4.3 milionë euro të tjera për një strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë.

Ai e ka quajtur “Parku Eden”, por në fakt duhet t’ia kishte vënë emrin “Parku Edi”. BoldNews.al ka zbardhur dokumentet e këtij tenderi, ku vihet re se për vetëm një strukturë të tillë do të shpenzohen miliona euro, kur në fakt me këto para mund të ndërtoheshin rrugë apo të shpenzoheshin për ndonjë qendër shëndetësore atje ku ka nevojë.

Faksimile: Shpallja e tenderit nga FSHZH, e cila ka akorduar 4.3 milionë euro për “Parkun Eden”

Sipas dokumentit të mësipërm, drejtuesi i FSHZH-së, Dritan Agolli, ka hapur tenderin me objekt “instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë”, ndërsa këtë instalacion e ka quajtur “Parku Eden”.

Fondi limit për këtë tender është plot 431.403.183 lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është vetëm 6 muaj.

Lexo edhe:

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

Mësohet se hapja e ofertave do të bëhet në datën 18 shtator, teksa pritet që nga pranvera e ardhshme, të përfundojë së ndërtuari instalacioni.

Por, nëse mijëra qytetarë presin ende procedurat e tenderave të rikonstruksionit të banesave si pasojë e tërmetit, FSHZH po shpejton në maksimum këtë tender, vetëm për tekat e kryeministrit Edi Rama.

 Faksimile: Projekti i Parkut “të Edit”, i cili do të jetë një strukturë druri

BoldNews.al hulumtoi dokumentet e tenderit të shpallur nga FSHZH-ja, ku Agolli apo vartësit e tij shkruajnë se “projekti që propozohet të aplikohet gjendet në oborrin e brendshëm të kryeministrisë”.

Sipas Fondit, oborri i Kryeministrisë është pa funksion dhe i pa trajtuar. “Kjo hapësire përbën një potencial të madh për ta kthyer këtë hapësirë në një arenë funksionesh dhe eventesh të reja me një dizajn bashkëkohor dhe tërheqës” shkruhet në dokumente. Po mijëra sheshe në mes të pallateve në Tiranë, përse nuk janë zhvilluar?

Por, FSHZH shkruan se “hartimi i projektit është detajuar mbi bazën e konceptit, të formuluar nga studioja ndërkombëtare e projektimit ‘Studio Precht’, me zyrat qendrore në Austri”. Sipas saj, koncepti i ‘Eden-it’ është përgjigje e situatës që krijohet në oborr. “Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3-dimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme. Eden është një zgjidhje e qëndrushme dhe e gjallë për një oborr që krijon vend, një strukturë e hapur dhe e depërtueshme për kohë të lirë private dhe evente publike, një spektakël i bërë nga njëriu, dhe një përkujtuese ndaj natyrës së humbur prej kohësh në mjediset tona të ndërtuara”, thuhet në këto dokumente.

Në foto: Projekti që ka shpallur FSHZH

Fondi shkruan se dizajni i ndjekur në hapësirën e depërtueshme të Eden-it lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme. Pra, do të jetë një propagandë nga ana e kryeministrisë apo e vetë Ramës, i cili dita-ditës po e ndjen veten si një “Erdogan” apo “Putin” i Shqipërisë.

Agolli e ka shfrenuar fantazinë me këtë projekt, pasi shkruan se shkallët përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm sipas kërkesës, fleksibël dhe të vendosur siç duhet në raste të ndryshme. “Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet”, thotë FSHZH.

Etiketa: Dritan AgolliFondit Shqiptar i Zhvillimitparku edentender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

“Risia e madhe”në 2026, konviktet më në fund me tualete në dhomë

20:49 : 25/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro për inteligjencën artificiale

20:04 : 20/05/2026
AKTUALITET

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

12:10 : 19/05/2026
Para

Çmimi i karburanteve/ Nafta 239 Lekë për litër, ulet me 2 Lekë benzina

TË GJITHA

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom