Ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, Horgito Peqini, i akuzuar për vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan.
Togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg ” për të riun që akuzohet për veprat penale vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve. E njëjta masë u dha edhe për Klaudjan Sallufin.
Peqini dhe 33-vjeçari Klaudjan Sallufi, i akuzuar si bashkëpunëtori i tij, kanë dalë në seancë për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të mbrojtur nga avokatë të caktuar kryesisht nga Gjykata. I riu është shfaqur i qetë, madje duke buzëqeshur në seancë. Ndërsa Sallufi ka qëndruar i heshtur. Peqini e pranoi vrasjen gjatë seancës, ndërsa kërkoi të t’i liroheshin shokët.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan. Madrit Ulqinaku u vra, sipas hetimeve të deritanishme, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, ishte Peqini që shkrepi armën duke i marrë jetën Ulqinakut.
Horgito Peqini dhe Kaludjan Sallufi së bashku me Ejden Dinon, i cili u arrestua 2 ditë pas ngjarjes së rëndë ishin në shoqërinë njëri-tjetrit kur u përballën me Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit. Në seancën gjyqësore ku u dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’, Dino tregoi se së bashku me dy miqtë e tij thotë se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe kishin dalë në rrugë me armë të ftohta. Ai kishte një thikë ndërsa autori Horgito Peqini një pistoletë.
Mbrëmjen e 17 gushtit, kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte dhe se përse e bënë pis. Në konflikt e sipër 18-vjecari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.