• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mali i Zi, bie qeveria e Dritan Abazoviçit

08:11 : 20/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, RAJONI

Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi, u rrëzua pasi parlamenti votoi në orët e para të së shtunës në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Për shkarkimin e qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm, kurse një deputet ishte kundër. Të paktën 41 nga 81 vota të parlamentit ishin të nevojshme për të rrëzuar qeverinë.

Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviç, Demokratët, Partia Socialdemokrate, Partia Liberale , Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve votuan në favor të humbjes së votëbesimit.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e Frontit Demokratik, Partisë Popullore Socialiste dhe të koalicionit “E zeza mbi të Bardhën”.

“Njoftoj se Qeveria e 43-të e Malit të Zi ka humbur votëbesimin”, tha kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviç pas takimit.

Abazoviç tha se e pranonte humbjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij.

“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiçit dhe Gjukanoviçit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti Abazoviç.

Ai shtoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.

Mocioni ishte kërkuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Gjukanoviç, dhe disa parti të tjera.

Lexo edhe:

“Ulqini nuk është në shitje”/ Protestuesit detyrojnë Alabar të tërhiqet nga tenderi në Malin e Zi

Habit shqiptari Dritan Abazoviç: Do të jem në stadium për të bërë tifo për Serbinë

Të premten në mbrëmje para votës së mosbesimit, një grup deputetësh të parlamentit të Malit të Zi që mbështesin kryeministrin Dritan Abazoviç, kishin nënshkruar një nismë për ristrukturimin e qeverisë.

Nisma për ristrukturimin rezultoi e mjaftueshme për të shmangur votën e mosbesimit.

Partitë që kërkuan votëbesimin e qeverisë, thanë se e morën nismën për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit të tensioneve ndëretnike në vend. Ata thanë se në vend që të ndjekë rrugën evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike.

“Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) së pakicës, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviç, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, të presidentit Milo Gjukanoviç.

Kryeministri Abazoviç tha se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk kishte të bënte me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe.

“Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha Abazoviç.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze.

Edhe shoqëria civile dhe analistë të pavarur patën vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes. Në fillim të gushtit, kryeministri Abazoviç i refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, si dhe institucioneve të tjera në vend.

Etiketa: Dritan Abazoviç

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ulqini nuk është në shitje”/ Protestuesit detyrojnë Alabar të tërhiqet nga tenderi në Malin e Zi

13:05 : 23/03/2025
BOTA

Habit shqiptari Dritan Abazoviç: Do të jem në stadium për të bërë tifo për Serbinë

16:41 : 16/06/2024
Dritan Abazoviç
BOTA

Sulmi terrorist në Kosovë/ Abazoviç: Ndërkombëtarët s’mund “të lajnë duart”, ishte i paralajmëruar

14:37 : 06/10/2023
LAJMI I FUNDIT

Del VIDEO nga diskoteka në Budva/ Abazoviç i rrethuar nga truproja, policia hedh gaz lotsjellës

14:36 : 21/08/2023
LAJMI I FUNDIT

Gaz lotsjellës dhe kaos/ Dritan Abazoviç sulmohet në një diskotekë në Budva

08:44 : 21/08/2023
RAJONI

Kush i prishi frenat e “Benz-it” të Dritan Abazoviç? Ministria e Brendshme jep detajet rreth incidentit

17:13 : 05/08/2023
Para

Pretendimi i Finlandës: Dy avionë rusë shkelën hapësirën ajrore

TË GJITHA

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com