Nga Altin Goxhaj
Sot Blendi Fevziu, pasi mori vesh në fundjavën e kaluar se në emër të Lëvizja AntiSoros unë do të prezantoj DOSJERIN E ZI TË SOROS në “Shtëpinë e Lirisë” përballë Kryeministrisë në transmetim online zyrtar, ka thirrur një emision “Opinion” për Sorosin! Ka ftuar 3 përfaqësues zyrtar të Soros: Delina Fico, Henri Çili dhe Iris Luarasi.
Përballë janë 3 gazetarë me sa di për momentin. Pra ky emision u thirr kur e Keqja Soros në Shqipëri do të diskreditohet me detaje në një format zyrtar publik në protestën e Opozitës! Pyetja është e thjeshtë: PËRSE MIKU IM I VJETËR BLENDI NUK MË KA FTUAR si përfaqësuesi i Lëvizja Antisoros (që prej 14 vjetësh denoncoj publikisht Mafien Soros) SOT NE OPINION PËR SOROSIN!?
1. Fevzo nuk ka asnjë arsye personale të mos më ftojë në Opinion. Fevzo më ka ftuar në Opinion plote herë më parë por deri sa u dha urdhëri nga Edi Rama në Shtator 2014 (para fillimit të kapjes përfundimtare të çdo pushteti nga Soros) që unë nuk duhet të dal në asnjë ekran tv në Shqipëri dhe Fevzo e ka zbatuar me korrektesë këtë urdhër. Blendi është miku im i vjetër. Që prej 1984 si shokë shkolle të afërt që kemi qenë te Partizani dhe më pas e kemi ruajtur gjthm miqësinë. Kur unë takohem me Bendin rastësisht në rrugë jemi vërtet dy shokë të vjetër që na ka takuar papushim jeta në momente të ndryshme si në Lëvizjen e Dhjetorit, Gazeta RD, angazhimet në shoqërinë civile, madje edhe kur kei qenë bashkë jashtë Shqipërisë për llogari të Fondacionit Soros dhe Kokkalis Program.
KONKLUZION 1: PRA FEVZIU S’KA ASGJË PERSONALE NDAJ MEJE SEPSE JEMI MIQ!
2. Fevzo nuk ka asnjë arsye politike të mos më ftojë në Opinion. Fevzo i ka ftuar të gjithë përvec meje, dhe që prej angazhimit antisoros nuk fton më as Armir Shkurtin, as Basir Çollakun, as Aulon Kalanë, as Dritan Laçin, as Ervin Karamucon të gjithë këta pjesë e Komisionit Nismëtar Drejtues të Lëvizja AntiSoros. Blendi nuk ka motive politike për të mos më ftuar.
KONKLUZION 2: PRA FEVZIU S’KA KUFIZIME POLITIKE NDAJ TË FTUARVE!
3. Fevzo nuk ka asnjë arsye kualiteti apo niveli profesaional që të mos më ftojë. Fevzo më ka ftuar plot herë sepse standardi im intelektual, akademik, profesional, përgjegjësia dhe përgjegjshmëria, përfaqësimi dhe roli që luaj në shoqëri, mbeten në majën më të lartë. Dhe Fevzo është dëshmitar i pagabueshëm dhe bashkëudhëtar paralel i imi në 33 vjet histori personale.
KONKLUZION 3: PRA FEVZIU S’KA PENGESË KUALITETIN APO NIVELIN PROFESIONAL!
4. Fevzo nuk ka asnjë arsye gazetareske të mos ftojë si përfaqësues i Levizja AntiSoros, përkundrazi. Gazetaria kur kërkon të trajtojë një temë, vendos përballë burimet dhe argumentat më të theksuar dhe më domethënës. Soros ka vetëm një oponencë apo opozitë zyrtare përballë: Lëvizja AntiSoros. i vetmi opinion zyrtar AntiSoros në Shqipëri, antipod i Sorosit, një lëvizje me personalitete akademike (tituj akademik professor si Dritan Laçi), gazetarë ndër më të njohurit dhe më të vjetrit në Shqipëri (Armir Shkurti apo Basir Çollaku), aktivistë ndër më të vjetrit apo dhe më të njohurit në Shqipëri (Altin Goxhaj që prej 8 Dhjetorit 1990 apo më aktivët për momentin si Aulon Kalaja), ekspertë ndër më të njohurit të përballuar me Sorosin (Altin Goxhaj apo doktori i shkencave Ervin Karamuço). Dhe Lëvizja AntiSoros numëron me dhjetra e dhjetra anëtarë intelektualë, profesionistë, politikanë, zyrtarë, ekspertë, patriotë, shtetas shqiptaro-amerikanë, etj etj. Pra Lëvizja AntiSoros ka pjacë dhe standard. Ka dhe rol. Ishte ndër më aktivet në fushatën proTrump për të ndikuar te shtetasit shqiptaro-amerikanë dhe pretendohet se ka siguruar me mijëra vota shqiptaroamerikane proTrump. Ka diskredituar dhe ka denoncuar me fakte dhe prova dhe ka ndikuar në qëndrimet politike të palëve dhe ka detyruar fondacionin Soros të ndërmarrë qëndrime publike dhe të fshehta që Fevzo i di më mirë. Siç dihet këtë javë do të prezantojë edhe Dosjerin e Zi të Soros përballë Opozitës pikërisht në vendqëndrimin e protestës te Shtëpia e Lirisë. Dihet po ashtu se kjo Lëvizje po bëhet të komunikojë direkt me politikanët dhe zyrtarët amerikanë në Washington në çdo nivel.
KONKLUZION 4: PRA FEVZIU NUK KA PENGESË VLERËN DHE CILËSINË E LËVIZJA ANTISOROS!
5. Fevzo nuk ka asnjë arsye gazeterske për të mos më ftuar pasi unë jam individi kryesor i njohur në Shqipëri që jo vetëm ka denoncuar dhe ka argumentuar në mediat shqiptare sidomos të shkruara me qindra faqe dhe dhjetra orë televizive çdo detaj të asaj që unë e quaj Mafia Sorosiane. unë personalisht i kam kushtuar jetën prej 14 vjetësh kauzës antisoros dhe produksioni im dhe aktivizmi zyrtar ligjor dhe mediatik, në këtë drejtim është i pakrahasueshëm por dhe i paarritshëm, unik dhe zyrtar, për më tepër që unë e identifikoj veten me aktivisti dhe intelektuali antisoros. Sot të gjtihë në Shqipëri pavarësisht pozitivitetit apo negativitetit më konsiderojnë të tillë.
KONKLUZION 5: PRA FEVZIU NUK KA PENGESË ROLIN APO PESHËN TIME!
6. Fevziu nuk ka asnjë arsye gazetareske për të mos ftuar pasi unë jam i vetmi shqiptar në historinë e Shqipërisë dhe të vetë Fondacionit Soros që kam qenë anëtar i një bordi (në bordin e shoqerisë civile si përfaqësuesi më i rëndësishëm i shoqërisë civile në vitin 2000 i vlerësuar me çmime edhe nga Qeveria Amerikane për këtë qëllim) për më pak se 3 vjet por kam dhënë dorëheqjen nga ky fondacion duke e akuzuar si skema më e korruptuar e historisë së Shqipërisë që synon rrënnimin e shoqërisë civile. Pra unë kam qenë brenda dhe e njoh nga brenda. i kam dalë kundër duke deklaruar se s’mund të lejojë që emri im të bëhet pis në këtë pisllëk. i kam shpallur luftë që prej 14 vjetësh dhe kjo luftë s’ka pushuar një ditë. E kam paguar me 18 gjyqe dhe kallzime penale nga ushtarët e Sorosit, mbi 250 milionë lekë velrë padish si dëmshpërblim më kanë kërkuar. Më kanë arrestuar 4 herë. Më kanë falimentuar biznesin e familjes mgjths i kam fituar gjyqin Bashkisë së Edi Ramës në atë kohë. Më kanë kërcënuar, shantazhuar, me jetë, me karrierë, me familje, me shoqëri, deri te miket intime, dhe jam rast unik në Evropë që një activist të ketë këtë record jo thjesht nga Soros por nga çdokush: 18 gjyqe dhe kallzime penale!
KONKLUZION 7: PRA FEVZIU DO TA KISHTE AVANTAZH TË FTONTE PERSONIN QË E NJEH NGA BRENDA DHE KA PAGUAR KOSTO JETE PËR KËTË !
7. Fevziu nuk ka pengesë profesionale dhe personale për të mos më ftuar, përkundrazi! Ai do të kishte rast fantastik për të mu përgjigjur publikisht për akuzën që i kam bërë publikisht se Fevziu është një ndër njerëzit e Soros në Shqipëri. Ai do të kishte rastin ideal të më pyeste dhë të « pastronte » emrin nga kjo akuzë.
KONKLUZION 7: PRA FEVZIU DO TË KISHTE MUNDËSI TË SQARONTE RAPORTIN E TIJ ME SOROSIN!
ATËHERE PËRSE BLENDI FEVZIU NUK MË KA FTUAR?
Ai do donte seriozisht në çdo rast të më ftonte, do fort edhe sot! Një emision i paparë do të ishte. Thjesht nuk mundet. Nuk e lejnë! Nuk e lë Sorosi! Sepse i kujton historinë e tij 25 vjeçare se kush ishte, kush është, çfarë ka gëzuar dhe si është shpërblyer, pse është aty ku është dhe çfarë pasojash do të kishte nëse do të më ftonte pikërisht mua.
Sepse Fevziu kur vjen puna te Soros nuk është gazetar! Fevziu është thjesht një ushtar i detyruar të zbatojë një urdhër, pak rëndësi ka me dëshirë apo pa dëshirë! Kur vjen puna te Soros, njerëzit e tij çvishen nga çdo petk profesional, moral, personal, apo qytetar. Ata janë thjesht ushtarë roje! Dhe mikrofoni është pushka e tyre! Studio është thjesht bunkeri i luftës! Ndaj Fevzon mos e gjykoni për keq!
SEPSE FEVZIU KA GËLLTITUR ÇDO DITË PREJ 25 VJETËSH ÇORBËN E SOROSIT DHE SOT KA RRADHËN PËR TA VJELLË!!!