• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja për Portin e Durrësit, si kërcimi i balerinës pa të mbathura

Komenti nga Irena Beqiraj

18:00 : 13/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Irena Beqiraj, ish-zv.ministre e Financave në Qeverinë Rama, ka komentuar marrëveshjen për Portin e Durrësit, e cila pritet të nisë zbatimin në muajin shtator.

“Marrëveshja e portit te Durrësit, sido që të jetë i ngjan kërcimit të balerinës pa të mbathura, përpara historisë ekonomike e cila tregon që kemi qenë gjithmonë të zhveshur në shitje”, shkruan me ironi Beqiraj, ndërsa ka bërë një historik të asaj që ka ndodhur në Shqipëri që nga koha e marrëveshjeve me Italinë në vitet 1913.

Dhe komentin e saj, në formën e një lutjeje, Beqiraj e mbyll “arabëve hallau u dhëntë mëshirë, të mendojnë edhe për fakirë!”

Postimi nga Irena Beqiraj

Të zhveshur gjithmonë në shitje !

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Jeni të cuditur me Marrëveshjen e portit të Durrësit ? Aspak nuk duhet të jemi ! Historia është e destinuar të përsëritet , për një komb që e harron atë!

Përshembull, për të gjithë ato qe nuk e dinë Banka e parë Kombëtare ( Qëndrore dhe Tregëtare ) Shqiptare u formua me 75% kapital italian dhe 25 % kapital serb zvicerian dhe belg, duke shmangur kështu cdo kontroll të shqiptarëve mbi bankën e tyre .

Përpjekja për një Bankë Qëndrore nisi që me qeverinë e Ismail Bej Vlorës në 1913 por u realizua më 15 Mars 1925, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Themelimit të Bankës Kombëtare Shqiptare , nga Mario Alberti, si përfaqësues i grupit financiar italian dhe nga Mufid Bej Libohova, Ministri i Financave dhe i Jashtëm shqiptar, që përfaqësonte shtetin shqiptar.

Kushti i parë dhe shumë përcaktues për të “ruajtuar pavarsinë “ e saj , ishte mënyra në të cilën do të shpërndahej kapitali i saj , ekuivalent me 12.5 milion franga ari. Kështu që jo vetëm që qeveria shqiptare u ndalua të kishte aksione në këtë bankë , por pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë u vendos gjithashtu në një maksimum prej 49 përqind , dhe 51 % të aksioneve do ti mbanin autoritetet financiare italiane.

Por kishte banka të vendeve të tjera (Belgjikë, Zvicër dhe Jugosllavi) të cilat gjithashtu kishin interes në këtë sipërmarrje dhe nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin.

Për arsye gjeopolitike këto vende nuk mund të injoroheshin , por, nëse një kuotë e caktuar e aksioneve do t’ju jepej atyre nga kuota 51% që ishte vendosur te mbahej nga italianët , shqiptarët do të përfundonin si aksionerë të shumicës dhe rrjedhimisht menaxhues të bankës.

Megjithëse Italianët kishin hedhur poshtë përpjekjet kryesisht të Jugosllavëve, për të qenë pjesë, me arsyetimin se, me bekimin e Lidhjes së Kombeve, interesat e Italisë tani kishin përparësi, nuk ja arritën të ulin pjesëmarrjen e jugosllavëve, zvicerianëve dhe belgëve në bankë poshtë nivelit 25% përqind.

Por në bashkëpunim me parinë e shqiptarëve pjesëmarrja e bankave Jugosllave Belge dhe Zviceriane u krye në kurriz të 49 % të aksioneve të rezervuara në Marrëveshje për Shqiptarët, e cila u zvogëlua. Udhëzime të qarta për këtë qëllim u dërguan nga Mussolini në 30 Mars tek Ministri Italian në Durrës.

Sipas këtyre udhëzimeve, 30 përqind e kapitalit aksioner të shqiptarëve do të alokohej për shqiptarët që jetonin në Itali, ku nuk mungonte Emri i Eqerem LiIbohovës i i cili ishte Ambasadori shqiptar në Itali dhe vëllai i Mufid Libohovës, ministrit të financave.

Kjo përqindje sic shprehet edhe i Ngarkuari me Punë për Zyrën e Jashtme Britanike në Shqipëri përfundoi në duar të italianëve.

“Unë kam pak dyshim që aksionet e nënshkruara nga shqiptarët do të dalin shumë shpejt në treg dhe se italianët do ti blejnë ato” shprehet britaniku ne letër këmbimin zyrtar të kohës.

19%-shi i mbetur do të duhej të blihej nga Shqiptarët në Shqipëri të cilët nuk ishin mësuar të shikonin përtej gardhit të tyre, apo supës së darkës. Të prapambetur dhe mungesë së njohurive, duke e konsideruar veten të pafatë, edhe nevojtarë, i ruanin paratë në sunduk apo të varrosura në oborr shqiptarët jo fare cuditërisht nuk u paraqitën për të blërë qoftë edhe një akson të kësaj banke, kështu që edhe ky 19% u ble nga italianët.

Rezultati- 25 përqind e kapitalit ju alokua bankave jugosllave, zvicerane dhe belge, 75 përqind mbahej direkt ose indirekt nga Italianët .

Shqiptarët kështu lanë në dorë të italianëve drejtimin e politikës monteare e cila u orjentua më së shumë drejt stabilitetit monetar sesa zhvillimit. Sipas mendimit të Pernack ekonomist i shquar i kohës ,“ politikat monetare dhe të kreditit të ndjekura nga Banka Kombëtare e Shqipërisë tregojnë se ajo nuk ishte aq e interesuar për një politikë e cila siguronte rritje ekonomike por për stabilitetin e vlerës së monedhës dhe rritjen e përfitimit të Bankës. Qasja e kujdesshme e bankës emetuese, sipas Pernack, “frenoi qëllimisht rritjen e një sistemi adekuat të kreditit dhe nevojave për kapital në vend, duke e lënë Shqipërinë një vend të prapambetur dhe të pazhvilluar ekonomikisht”.

Marrëveshja e portit te Durrësit, sido që të jetë i ngjan kërcimit të balerinës pa të mbathura, përpara historisë ekonomike e cila tregon që kemi qenë gjithmonë të zhveshur në shitje.

Arabëve hallau u dhëntë mëshirë, të mendojnë edhe për fakirë !

Etiketa: Beiqrajporti i durresitRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Këngëtarja shqiptare martohet me avokatin/ PAMJET

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com