• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Dredhia e KQZ/ “Armando Prenga mund të kandidojë sërish për deputet”

16:30 : 27/02/2017
në POLITIKE

Armando Prenga mund të jetë sërish kandidat për deputet. Dhe këtë mundësi, deputetit socialist që Prokuroria e Përgjithshme thotë se ka precedentë të shumtë penalë në Itali, ia dha sot KQZ –ja e drejtuar nga Denar Biba.

KQZ nuk mori vendim për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e Armando Prengës.

Ajo nuk e shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme që kishte konstatuar pavlefshmërinë e mandatit sipas ligjit të dekriminalizmit, pasi ai kishte fshehur një vendim me gjobë të Gjykatës së Kurbinit dhe i kishte kërkuar KQZ –së të vepronte në bazë të ligjit.

Duke e zvarritur vendimmarrjen prej të premtes dhe duke mos u shprehur sot me vendim, KQZ  i la mundësinë deputetit socialist që të dorëhiqet, duke evituar që ndaj tij të regjistrohet një rekord i dekriminalizimit, që do ta pengonte të ishte sërish kandidat në zgjedhje.

Nëse KQZ do të kishte vendosur për t’i ndërprerë mandatin, siç kërkoi organi i akuzës bazuar në ligjin e dekriminalizmit, vendimi do të ishte shoqëruar me heqjen e të drejtës për të paktën 10 vjet nga kandidimi.

Lexo edhe:

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve për në universitet

Dënimi nga Gjykata, Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret

Tani, pa një vendim të tillë, ai është i lirë të kërkojë sërish të zgjidhet.

Duke mos pasur një rekord të dekriminalizimit dhe duke e deklaruar vendimin e Gjykatës së Kurbinit në formularin e posaçëm, Armando Prengën nuk e pengon më asnjë ligj që të kërkojë sërish të jetë në listën e deputetëve.

Vetë deputeti socialist, në letrën e dorëheqjes nga mandati që e dorëzoi sot në Parlament, e thekson me dënimin me gjobë të Gjykatës së Kurbinit, ai nuk është objekt i dekriminalizmit.

KQZ do të duhej ta merrte vendimin të premten e 24 shkurtit. Por ajo vendosi t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme informacione shtesë. Kjo kërkesë solli një reagim të prerë të Prokurorisë, e cila i kujtoi se duhet të zbatonte ligjin.

“Sipas Vendimit te Kuvendit nr.17/2016, mosplotesimi i te dhenave “….passjell perjashtimin e menjehershem nga funksioni publik….”. Pra, vetem duke u mbeshtetur ne faktin qe ka nje vendim penal te padeklaruar (te gjykates se Kurbinit), deputetit duhet t’i nderpritet mandati. Prokuroria e Pergjithshme ka derguar pergjigjen diten e sotme per t’i dhene mundesine KQZ-se qe te shqyrtoje brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorise per konstatimin per nderprerje te mandatit te deputetit Prenga. KQZ ka detyrim qe te shqyrtoje vendimin e Prokurorise brenda 10 diteve nga vendimmarrja e Prokurorise. Prokuroria e Pergjithshme ka marre vendim per konstatimin e nderprerjes se mandatit te deputetit Prenga ne dt.15.02.2017”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Një ditë pas kësaj përgjigjje, Armando Prenga vendos të japë dorëheqjen. Ai e ka firmosur atë më 25 shkurt, të shtunën. Në këtë mënyrë ai evitoi që të pengohej për të kandiduar. Në këtë mënyrë, përmes dredhive proceduriale KQZ i dha atij mundësinë për të kandiduar, duke mos marrë vendim për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e tij.

Në këtë mënyrë KQZ tregoi vullnetin që ajo ka për të zbatuar dekriminalizmin kur bëhet fjalë për “të fortët” që kryeministri ka sjellë në parlament. Ajo nuk veproi kështu në rastin e deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri.

Më këtë dredhi, nuk është çudi që Armando Prengën ta shohim sërish deputet. Sepse, Partia Socialiste që e kandidoi atë, ka dhënë tashmë prova të mosdistancimit nga të tillë personazhe.

Rasti më i mirë është ai Arben Ndokës që komandon mes socialistëve të Lezhës dhe ishte mjaft aktiv në zgjedhjet e pjesshme vendore të Dibrës. Më flagranti është rasti i ish –kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, i cili firmos ende si kryetar Bashkie dhe merr pjesë në takimet e Partisë Socialiste dhe të ministrave të qeverisë Rama. /Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve për në universitet

15:38 : 03/08/2025
RAJONI

Dënimi nga Gjykata, Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret

15:24 : 03/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Jasir Asani bëhet me skuadër të re, ja ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares

15:02 : 03/08/2025
SHENDETI

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

14:51 : 03/08/2025
AKTUALITET

Moti bën kthesën e papritur nesër, rikthehet shiu dhe ulen temperaturat

14:39 : 03/08/2025
AKTUALITET

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

14:25 : 03/08/2025
Para

Gjyqi ndaj Andreas, oficeri i policisë gjyqësore nuk tregon burimin që zbuloi aferën korruptive

TË GJITHA

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve për në universitet

15:38 : 03/08/2025

Dënimi nga Gjykata, Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret

15:24 : 03/08/2025

Zyrtare/ Jasir Asani bëhet me skuadër të re, ja ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares

15:02 : 03/08/2025

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

14:51 : 03/08/2025

Moti bën kthesën e papritur nesër, rikthehet shiu dhe ulen temperaturat

14:39 : 03/08/2025

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

14:25 : 03/08/2025

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

14:05 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com