Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka përsëritur deklaratat e tij për një lufteë të mundshme në Kosovë e një sulm të nisur nga Serbia. Në një intervistë për Reuters, Kurti shprehet se nuk nënkupton që sulmi do të vijë shumë shpejt apo javën tjetër, por që sipas tij, do të ishte totalisht e papërgjegjshme që të përjashtohej një mundësi e tillë. Ai tha se Kosova është vigjelnte, por jo e frikësuar e se do të jetë gati që ta përballojë sulmin e nisur nga Serbia, në çdo kohë. Duke iu përgjigjur Opozitës në Kosobvë, e cila është shprehur se Kurti po i tremb investitorët duke folur hapur për një konflikt të ri të mundshëm me Beogradin, kryeministri i Kosovës i hedh poshtë këto akuza. Ai akuzoi Rusinë, e cila është aleati kryesor i Serbisë dhe ka vënë veton ndaj ofertës së Kosovës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, për një rol në nxitjen e tensioneve të reja.
Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Reuters të mërkurën. Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës u ndezën përsëri në fillim të këtij muaji kur Prishtina tha se do t’i detyronte serbët që jetojnë në veri, të cilët mbështeten nga Beogradi dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës, të fillojnë të përdorin targat e lëshuara në Prishtinë. Situata u qetësua pasi Kurti, nën presionin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, pranoi të shtynte rregullimin e targave të makinave deri më 1 shtator dhe paqeruajtësit e NATO-s mbikëqyrën heqjen e postblloqeve të vendosura nga serbët.
“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën”, tha Kurti për Reuters, duke folur në anglisht. “Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar. Ai shtoi: “Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej…mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”.
Vendi i vogël ballkanik pa dalje në det fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas një kryengritjeje guerile kundër sundimit represiv të Beogradit. Serbët etnikë përbëjnë 5 për qind të popullsisë 1.8 milionëshe të Kosovës, që është 90 për qind shqiptarë etnikë.
Rreth 50,000 prej tyre jetojnë në veri të Kosovës, afër kufirit me Serbinë. 40,000 të mbetur jetojnë në jug të lumit Ibër dhe përdorin targa të lëshuara nga qeveria e Kosovës. Serbia mohon ngritjen e tensioneve dhe konfliktit në Kosovë, duke akuzuar Prishtinën për shkeljen e të drejtave të pakicave serbe.
KURTI KRITIKON ROLIN E RUSISË
Partitë opozitare në Prishtinë e kanë akuzuar Kurtin se po i tremb investitorët duke folur hapur për një konflikt të ri të mundshëm me Beogradin. Kurti i hedh poshtë këto akuza. Ai akuzoi Rusinë, e cila është aleati kryesor i Serbisë dhe ka vënë veton ndaj ofertës së Kosovës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, për një rol në nxitjen e tensioneve të reja.
“Presidenti despotik (rus) (Vladimir) Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes për të përhapur luftën, sepse ai dëshiron të normalizojë luftën,” tha Kurti, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainën fqinje në shkurt.
“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova është shtet tani, ky nuk është viti 1998”, tha Kurti. “Ky është viti 2022, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë.” Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiçpritet të takohen në Bruksel për më shumë bisedime më 18 gusht. Beogradi dhe Prishtina janë të përkushtuar publikisht për një dialog të sponsorizuar nga BE për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por pak përparim është bërë. Kosova i është bashkuar dënimit të BE-së dhe SHBA-së për veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës. Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë pavarësisht synimit të saj për t’u bashkuar me BE-në dhe për të harmonizuar politikën e jashtme me bllokun.
Kosova hodhi poshtë dominimin serb në vitin 1999 pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund një kundër-kryengritjeje brutale nga forcat serbe të sigurisë. Por Serbia ligjërisht ende e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj dhe me ndihmën e Moskës e ka bllokuar Kosovën nga anëtarësimi në institucione të ndryshme ndërkombëtare.
NATO ka rreth 3,700 trupa të stacionuara në Kosovë për të ruajtur paqen e saj dhe javën e kaluar tha se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse rrezikohej stabiliteti.