Mbi 35 shtëpi të pabanueshme janë djegur gjatë pasdites së sotme në fshatin Grudë-Fushë në Shkodër. Ndërkohë që 5 banesat ku jetojnë banorët janë arritur të shpëtohen.
Situata pas dy ore luftë me flakët është përmirësuar, por dëmet janë katastrofike: 80% e banesave janë djegur plotësisht, ndërkohë që nuk ka dëme në njerëz.