• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

A është e afërt Lufta e Tretë Botërore?

23:47 : 05/08/2022
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Gerardo Coco

Tendencat që zbulojnë të ardhmen politike, bazohen tek flukset e kapitalit. Monedhat rriten në vlerë ose zhvlerësohen, pasi kjo është para së gjithash mënyra se si kapitali ndërkombëtar e vlerëson besimin tek qeveritë politike. Këtë e kemi parë me herët brenda eurozonës, dhe e shohim me dollarin, që kohët e fundit është rivlerësuar pasi ka rënë besimi në Evropë.

Nëse kapitali percepton një problem në një rajon, ai do të largohet drejt një rajoni tjetër. Dollari amerikan u rrit shumë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, pasi në dallim nga Evropa, rrugët e Shteteve të Bashkuara nuk rrezikoheshin të pushtoheshin nga tanket. Edhe sot, me perspektivën e luftës në Evropë, flukset e kapitalit tregojnë se monedha kryesore rezervë, mbetet një strehë të sigurt për kapitalin ndërkombëtar, edhe pse jo në një periudhëafatgjatë.

Mjerisht, perspektivat do të përkeqësohen, pasi me neo–konservatorët aktualë në Shtëpinë e Bardhë, Lufta e Tretë Botërore është bërë e pashmangshme. Ata duan shkatërrimin e Rusisë,dhe mendojnë se mund të zhvillojnë vërtet një luftë kundër Moskës, duke e mbajtur atë nënivelin konvencional, dhe në fund duke e fituar.

Ata mendojnë se largimi i Vladimir Putinit, do ta hedhë në një fare mënyre Rusinë në krahët e Perëndimit. Këta ekspertë të politikës së jashtme, nuk kanë parë asnjëherë përtej hundës së tyre. Rreziku i një lufte globale në shkallë të gjerë është bërë më i madh, pikërisht për shkak se ata refuzojnë çdo lloj zgjidhje politike.

Lexo edhe:

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump: Do jemi të ashpër ndaj të dy shteteve nëse konflikti nuk ndalon

Sanksionet perëndimore që e kanë shkatërruar ekonominë globale, nuk do të shkaktojnë ndryshim të regjimit në Rusi, e cila nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të lidhet me shumë meKinën. Dhe gjërat nuk do të shkojnë mirë, pasi këto dy vende do ta mbrojnë sovranitetin e tyre.

Po çfarë e sinjalizon rrezikun e një lufte gjithëpërfshirëse të afërt? Japonia dhe Kina i shitën kohët e fundit aksionet e tyre në thesarin e SHBA-së, sipas të dhënave të publikuara nga vetëDepartamenti i Thesarit i SHBA-së. Duke filluar nga maji, pjesa e borxhit publik amerikan qëzotërohet nga Kina, ra për herë të parë nën 1 trilion dollarë.

Fakti që Kina po heq dorë nga financimi i borxhit amerikan, sinjalizon rritje të tensioneve gjeopolitike. Ndonëse mund të thuhet se duke Pekini ka dashur të përfitojë nga vlera aktualisht e lartë e dollarit. Por këtë veprim nuk po e shohim vetëm nga Kina, por edhe nga të gjitha tregjet në zhvillim, dhe në një shkallë të paprecedentë.

Totali i pronësisë së huaj ka rënë me gati 8 trilion dollarë brenda pak muajsh, pasi shumëbiznesmenë po shohin atë që po ndodh më kompanitë e huaja në Rusi, një vend në luftë. Si të mos mjaftonte kjo, normat janë të destinuara të rriten, dhe të gjitha monedhat të pësojnëkolaps, pasi vendet me borxhe në dollarë, do të detyrohen të paguajnë shumë më tepër sesa pritej.

Qeveritë në vendet në zhvillim, po rrëzohen si dominotë njëra pas tjetrës. Sëmundja nis si gjithnjë tek gjymtyrët, më pas kalon në gjoks, dhe në fund prek zemrën. Kështu pas periferisë, borxhi, inflacioni dhe rritja e madhe e vlerës së dollarit, do të prekë edhe qeveritë evropiane.

Koha e heqjes dorë nga kapitali në monedhën kryesore të rezervës, lidhet qartazi me sanksionet e paprecedenta kundër Rusisë, që të kujtojnë sanksionet që vendosi dikur SHBA-ja ndaj Japonisë, bashkë ne ngrirjen e të gjitha aseteve japoneze në Shtetet e Bashkuara, veprime këto që i paraprirë sulmi në Pearl Harbor, që nga ana e tij e futi SHBA-në në Luftëne Dytë Botërore.

Dhe ashtu si me Luftën e Dytë Botërore, Lufta e Tretë Botërore ka filluar tashmë tek tregjet financiare, dhe në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një luftë të vërtetë të hapur. Administrata e Xho Bajdenit, e rrethuar nga neo–konservatorët, po përpiqet të hedhë hapin e radhës në këtë aspekt.

Lufta e vazhdueshme në Ukrainë u krijua qëllimisht, por mediat perëndimore nuk do të raportojnë të vërtetën, dhe do ta drejtojnë gjithnjë gishtin drejt Putinit. Udhëheqësit tanë të pamend, kanë nevojë për një luftë, me shpresën e shkaktimit të mos–pagimit të borxheve nënivel global.

Kjo është skema e tyre për të shpëtuar kompanitë e tyre të zhytura në borxhe. Në Evropë, më shumë se 8 vite norma interesi negative, i kanë zhdukur praktikisht fondet e pensioneve. Sot bankat në Nju Jork, nuk japin më hua për shërbimin e borxhit sovran evropian.

Qeveritë evropiane nuk mund ta financojnë më veten, ndërsa Banka Qendrore Evropiane nuk mund ta blejë borxhin e tyre problematik për një kohë të pacaktuar. Zgjidhja e vetme që ata shohin është falimentimi, duke e fajësuar Rusinë dhe më pas të nisin një luftë të re globale, si një parakusht për krijimin e një Bretton Woods-i të ri, dhe bashkë më të një rendi të ri botëror.

Ata zgjodhën Bajden si president, duke e ditur se aftësitë e tij mendore janë seriozisht tëdëmtuara, ndaj ai po bën thjesht atë që i thuhet. Ata kishin nevojë për një president tejet tëmoshuar dhe me aftësi të kufizuara për ta futur Perëndimin në luftë, në mënyrë që OKB-ja të mund të shndërrohet në qeverinë e re botërore.

Emri i tij do të mbahet mend me turp, pasi historia kujton gjithmonë presidentin, dhe jo figurat e errëta që urdhërojnë pas perdes çdo veprim të tij. Këta njerëz janë vërtet të çmendur. Gjërat mund të përshkallëzohen brenda pak muajsh, siç ndodhi me bursat, dhe në fund të shkaktojnë një luftë të re botërore.

Këtë do të zbulojë fluksi i e kapitalit nga zonat e mundshme të luftës. Siç tha dikush dikur “kush nuk ka sy për të parë, se çfarë dhe pse po ndodh, do t’i ketë ato për të qarë”. Në çdo rast, është më mirë të filloni të grumbulloni ushqime që nuk prishen. Në kohë lufte, një kuti me ushqime, mund të vlejë shumë më tepër se paratë. / “Opinione.it” – Bota.al

Etiketa: analizabotaLufta

Lajme të lidhura

BOTA

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025
BOTA

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump: Do jemi të ashpër ndaj të dy shteteve nëse konflikti nuk ndalon

19:12 : 05/06/2025
BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
BOTA

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

20:20 : 03/06/2025
BOTA

Operacioni “Rrjeti i Merimangës”/ Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

15:48 : 03/06/2025
BOTA

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

13:16 : 29/05/2025
Para

Nëse Putini do të ishte një grua…

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com