• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Normat e interesave fillojnë rritjen udhëhequr nga titujt e borxhit publik

18:27 : 05/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Shtatë muaj më parë, qeveria shqiptare ishte në gjendje të emetonte bono thesari 12 mujore përkundrejt një interesi prej vetëm 1.85%. Në ankandin e fundit të kësaj natyre, më 2 gusht, interesi u rrit në 3%. Taksapaguesit pritet të paguajnë dhjetëramilionë euro më shumë interesa borxhi por njëkohësisht, shumë kredimarrës pritet të shohin rritjen e kësteve të tyre mujore për kontratat me interesa të luhatshme.

Buxheti i shtetit të Shqipërisë pritet të hasë një telash të ri gjatë muajve në vijim, pasi të ardhurat buxhetore shtesë të sjella nga rritja e çmimeve po pakësohen me shpejtësi, ndërsa kostoja e borxhit publik të vendit, i cili kushtoi vitin e kaluar rreth 7% të të gjitha të ardhurave buxhetore, pritet të rritet gjithashtu me shpejtësi.

Rritja e normës bazë të interesit nga bankat qendrore në të gjithë botën si dhe nga Banka e Shqipërisë për titujt e borxhit dhe depozitave në lekë, pritet të sjellë një kosto të shtuar për borxhin publik, por edhe shumë qytetarë që kanë marrë gjatë viteve të fundit kredi me norma interesi të luhatshme, ku kredia tipike ka qenë ajo për shtëpi në lekë me interes referues bonot e thesarit 12-mujore. Këta kredimarrës, por edhe të tjerët që kanë kredi me normë interesi referencë euriborin, pritet të marrin fatura më të rritura për këstet mujore të tyre në muajt dhe vitet e ardhshme.

Borxhi në shtrenjtim

Interesat e borxhit publik në tregun e brendshëm kanë njohur rritje galopante gjatë muajve të fundit duke u nisur nga interesa shumë të ulëta, ndërsa një pjesë e borxhit të jashtëm, i cili mbart norma interesi të luhatshme, pritet të bëhet gjithashtu më i kushtueshëm.

Lexo edhe:

Arsyeja/ Borxhi publik rritet në tre muajt e parë të 2025

Shteti nuk paguan shtetin! Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Telashi është që qeveria shqiptare ka një shpenzim shumë të lartë operativ, të cilin nuk ka tentuar kurrë ta pakësojë përgjatë dekadës së fundit dhe për rrjedhojë, kostot shtesë të borxhit publik do të duhet detyrimisht të hiqen nga ajo pjesë e vogël e buxhetit që shkon për investime. Por telashi tjetër i madh është që, nëse ekonomia vijon të ngadalësohet dhe të ardhurat buxhetore bien, borxhi aktualisht shumë i lartë i vendit mund të shtrenjtohet në mënyrë disproporcionale.

Shqiptarët patën 1.38 triliardë lekë borxh publik në fund të vitit 2021, për të cilin paguan rreth 36 miliardë lekë interesa. Mesatarisht u pagua 2.6 lekë interes për çdo 100 lekë borxh, ose 2.6%. Por një pjesë jo e vogël e borxhit publik është afatshkurtër, gjë që do të thotë se ai shlyhet dhe rishitet, por kësaj here me interesa më të larta. Interesat e bonove 12 mujore, të cilat përbëjnë rreth 28% të borxhit të brendshëm gjithsej, janë shtrenjtuar me 62% në shtatë muaj, gjë që nënkupton që brenda një viti, kostoja e shërbimit të këtij borxhi do të rritet në këtë shkallë. Por edhe titujt e tjerë të borxhit, të cilat kanë afate më të larta maturimi dhe për rrjedhojë, rishiten më rrallë, janë rritur gjithashtu.

Ankandi i fundit i obligacioneve dhjetëvjeçare, në të cilat mbahen rreth 16% e borxhit publik, u mbyll me kupon vjetor në masën 6.25%, nga vetëm 5% që ishte deri pak muaj më parë.

Këto nuk janë interesat më të larta të borxhit publik në histori. Në fakt, një dekadë më parë interesat e borxhit ishin goxha më të larta se sa sot. Por dallimi është që borxhi publik sot është shumë më i lartë, edhe në vlerë nominale ashtu edhe si raport i Prodhimit të Brendshëm Bruto, në krahasim me një dekadë më parë, gjë që do të thotë se rritja e interesave sot do të rëndojë ndjeshëm buxhetin e shtetit.

Kredimarrës, shtrëngoni rripin

Rritja e interesave si në lekë ashtu edhe në euro ka filluar sakaq të ndjehet, por me një rritje të lehtë, në interesat e kredive të reja. Kjo do të thotë se për momentin, bankat po mbajnë vetë kostot shtesë për momentin pa ia kaluar ato kredimarrësve të rinj në një sektor që njihet për shkallë të lartë konkurrueshmërie. Por nga ana tjetër, kredimarrësit ekzistues që i kanë kontratat me çmime referencë, pritet të përballen me këste më të larta.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kredia e re në lekë për individët u dha në qershor të këtij viti me mesatarisht 6.56%, me një shtrenjtim prej 46 pikësh bazë nga niveli 6.08% që ishte në qershor të një viti më parë. Huaja për blerje banesash u shtrenjtua, ndërsa ajo për të vetëpunësuarit ishte këtë muaj më e lirë se sa një vit më parë. Sa i përket huamarrësve në euro, interesat këtu janë në përgjithësi edhe më të lira se sa një vit më parë, gjë që sugjeron se bankat po absorbojnë për momentin shtrenjtimin e kostos së parasë në treg nga fitimet e veta dhe nuk po ia kalojnë këtë kosto shtesë klientit.

Problemi është se një pjesë e konsiderueshme e kontratave të kredive të nënshkruara më parë kanë për normë interesi referues bonot thesare 12 mujore të emetuara nga Ministria e Financave apo Euriborin 12 mujor. Ndërsa interesat e bonove 12 mujore janë shtrenjtuar me 60%, interesat e euriborit janë rritur nga zero që ishin gjatë kohës së pandemisë në 0.95% së fundmi. Ky është niveli më i lartë i këtij treguesi që nga viti 2012. /BIRN/

Etiketa: borxhi publiknorma interesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arsyeja/ Borxhi publik rritet në tre muajt e parë të 2025

16:34 : 06/05/2025
AKTUALITET

Shteti nuk paguan shtetin! Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

08:05 : 26/08/2024
AKTUALITET

Shtytësit kryesorë ekonomikë dhe financiarë që duhen ndjekur në vitin 2023

08:27 : 05/02/2023
AKTUALITET

“PPP-të të dëmshme për ekonominë”, Meta ngre alarmin: Është rritur borxhi publik!

13:23 : 13/12/2022
AKTUALITET

Shtrenjtohen kreditë, ja sa janë rritur këstet mujore të familjeve që kanë marrë hua për shtëpi

10:48 : 04/12/2022
AKTUALITET

Deri ku do shkojnë normat e interesit?

08:23 : 12/11/2022
Para

Ledri Vula fanses 13-vjeçare në koncert: Nëse të ngacmon ndonjë djalë.../ Video

TË GJITHA

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë

12:46 : 09/05/2025

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

12:24 : 09/05/2025

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025

PSD: SPAK kontrolloi vetëm banesën dhe biznesin e kryetarit të degës në Malësi të Madhe

12:09 : 09/05/2025

E zuri poshtë masivi i kromit, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit

11:57 : 09/05/2025

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Tiranë

11:53 : 09/05/2025

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë në Kapelën Sistine

11:51 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com