• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përqindja më e lartë në Evropë, shqiptarët nuk ndjekin dot një dietë të shëndetshme

07:59 : 03/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Rreth 20% e popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2020 nuk kishin mundësi të ndiqnin një dietë të shëndetshme, sipas një studimi krahasues të Bankës Botërore që u publikua së fundmi.

Në këtë studim Shqipëria rezultoi si vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që nuk kanë mundësi të ushqehen shëndetshëm.

Përballueshmëria e dietës u bazua në çmimet e artikujve ushqimorë të marra nga Programi Ndërkombëtar i Krahasimit (ICP), të kombinuara me të dhënat e përbërjes së ushqimit dhe kërkesat ushqyese nga një gamë e gjerë burimesh, duke përfshirë udhëzimet kombëtare dietike.

Pas Shqipërisë përqindjen më të lartë të popullsisë, që nuk kishte mundësi të ndiqte dietën e shëndetshme e kishte Maqedonia me 18%. Vendet e tjera të Rajonit dhe Europës kanë një përqindje shumë më të ulët të popullsisë që nuk kanë mundësi të ndjekin një ditë të shëndetshme.

Në vitin 2020, kostoja mesatare ditore globale e një diete të shëndetshme e krahasuar me fuqinë blerës ishte 3,54 dollarë. Në vendet me të ardhura të ulëta kostoja mesatare ishte 3,20 dollarë, ndërsa në vendet me të ardhura të larta ishte pak më e lartë në 3,35 dollarë. Kostoja më e lartë u vu re në vendet me të ardhura të mesme të larta, ku një dietë e shëndetshme kushtonte 3,76 dollarë, ndërsa në vendet me të ardhura të mesme të ulëta mesatarja ishte pak më e ulët në 3,70 dollarë.

Lexo edhe:

4 hapat për një mendje të gjallëruar

Ndeshja me Serbinë, gazetarja denoncon skandalin: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

Këto kosto janë shumë më tepër se komponenti ushqimor (52%) i kufirit aktual ndërkombëtar të varfërisë prej 1,90 dollarë në ditë.

Krahasimi i këtyre kostove me të dhënat e shpërndarjes së të ardhurave tregon nivelin e përballueshmërisë së dietës. Rreth 42% – ose 3.07 miliardë njerëz nuk mund të përballonin një dietë të shëndetshme në vitin 2020. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare më të ulëta proporcionet u rritën në 88% dhe 69% respektivisht, dhe në dymbëdhjetë vendet më të prekura – të gjitha në Afrikën Sub-Sahariane, mbi 90% e popullsisë nuk mund të përballonte një dietë të shëndetshme.

Përqindja e njerëzve të paaftë për të përballuar një dietë të shëndetshme ra në të gjitha grupet e të ardhurave dhe në shumicën e rajoneve midis 2017 dhe 2019, por u rrit përsëri në vitin 2020. Kjo mund t’i atribuohet rritjes së mprehtë në nivel global të çmimeve të ushqimeve të konsumit në gjysmën e dytë të 2020 duke ndikuar në përballueshmërinë.

Më te shtrenjta nga grupet ushqimore janë ushqimet me origjinë shtazore, me çmim mesatarisht 0,87 dollarë për sasinë ditore të nevojshme për një dietë të shëndetshme. Për këtë grup ushqimor, kostoja më e lartë e regjistruar është në Azinë Jugore me 1,08 dollarë. Perimet janë të dytat më të shtrenjta me 0,79 dollarë ndërsa frutat kushtojnë mesatarisht 0,66 dollarë./Monitor/

Etiketa: dieteeuropeperqindjashendetshqiptaret

Lajme të lidhura

SHENDETI

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025
SPORT

Ndeshja me Serbinë, gazetarja denoncon skandalin: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

22:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

08:59 : 05/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
BOTA

Trump ruan traditën, gjenerali suprem i NATO-s në Europë do të vijojë të jetë amerikan

17:43 : 31/05/2025
Para

Zjarr i madh në fshatin Mukje të Krujës, rrezikohen shtëpitë gjatë natës

TË GJITHA

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com