• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Rrugët në veriun e Kosovës mbeten të bllokuara

10:19 : 01/08/2022
në RAJONI

Rrugët në veriun e Kosovës që çojnë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara të hënën nga grupe serbësh, të cilët të dielën u hodhën në protesta kundër vendimeve të qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit me Serbinë lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Qeveria e Kosovës vendosi pak para mesnatës së të dielës që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimeve, pas këshillimit me me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe. Kjo kërkesë u bë edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës tha se shtyrja e zbatimit të vendimeve hynë në fuqi nga çasti “kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”.

Sipas vendimeve që qeveria është zotuar t’i shtyjë, të gjithë shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument të përkohshëm që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal. Sipas vendimit të qeverisë të datës 29 qershor, nga e hëna më 1 gusht duhej të rridhte afati dy muajsh për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, t’i regjistrojnë ato me targat e Kosovës RKS.

Bllokadat nuk janë larguar ende ndërsa në vendkalimet tjera kufitare me Serbinë që nga mesnata ka filluar lëshimi i dokumenteve të përkohshme. Dokumente të tilla qytetarëve të Kosovës u lëshohen gjatë kalimit nëpër Serbi që nga viti 2011.

Lexo edhe:

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

Ngërçi politik në Kosovë, Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet për konstituimin e Kuvendit

Policia tha se gjendja në veriun e Kosovës është e qetë, pas një nate të trazuar që ngriti shqetësimet për gjendjen e sigurisë në rajon.

Forcat paqeruajtëse të drejtuara nga NATO-ja thanë të dielën se po ndjekin situatën nga afër dhe janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria.

KFOR-i tha se do të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë”. Rreth 3,800 pjesëtarë të KFOR-it kujdesen për sigurinë në Kosovë edhe 23 vjet pas përfundimit të luftës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, ajo kundërshtohet nga Serbia e mbështetur nga Moska e cila të dielën akuzoi autoritetet e Kosovës për “veprime diskriminuese”.

Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. /Voa/

Etiketa: Kosovarruget e bllokuaraveriu

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

19:55 : 25/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë, Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet për konstituimin e Kuvendit

21:51 : 24/07/2025
RAJONI

Beogradi alarmohet pas arrestimit të Popoviç, lëviz drejt Rusisë e Kinës

21:25 : 24/07/2025
RAJONI

SHBA-ja ofron mundësi bashkëpunimi ekonomik me Kosovën

16:39 : 24/07/2025
AKTUALITET

Deficiti tregtar i Kosovës thellohet edhe më shumë, varësia nga importet në nivel shqetësues

13:11 : 24/07/2025
RAJONI

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

21:48 : 23/07/2025
Para

Përplasjet në Kosovë/ BBC: KFOR ishte përgatitur për ndërhyrje në çdo moment

TË GJITHA

VIDEO/ Skandal në Vlorë! Kamarieri dhunohet në lokal nga efektivi policisë dhe një kriminel

10:47 : 27/07/2025

‘Pika e voçkël’ e Kumbaros bëhet me tra për qytetarët

10:29 : 27/07/2025

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

10:16 : 27/07/2025

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025

Dibër/ Zjarri në Qafën e Buallit, digjen disa banesa

09:48 : 27/07/2025

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com