• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau bashkëjetuesen, ja ku u fsheh Ramiz Mici për më shumë se 24 orë/ Detajet

14:57 : 31/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Elbasanit arrestoi sot 37-vjeçarin Ramiz Mici, i cili akuzohet se mëngjesin e së shtunës masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, me të cilin jetonin së bashku në një banesë në Elbasan.

Pasi kreu krimin e rëndë, Mici u largua gjatë natës, duke lënë viktimën në një pellg gjaku.

Burime bëjnë me dije se ai ka qëndruar për orë të tëra poshtë Përroit të Zaranikës, ku dhe u arrestua nga policia. Pas shoqërimit në komisariat, policia pritet që ta marrë në pyetje Micin, i cili nuk dihet ende nëse ka shfaqur apo jo pendesë për krimin e kryer.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërkohë që çifti disa ditë më parë kishin përfunduar në polici, për shkak se autori i kishte thyer celularin viktimës. Në rrethana ende të paqarta, fati i urdhërit të mbrojtjes për Elezin nuk dihet me saktësi.

Pronarët e banesës thanë se ajo kishte vendosur që të largohej prej aty, por Mici e qëlloi për vdekje në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Lexo edhe:

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Procesi në fazën e ankesave, presim vendimet e institucioneve

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Elezi: Do të presim vendimin e Gjykatës Supreme

Ndërkohë policia e Elbasanit, e pyetur nga mediat nëse ka nisur hetim në lidhje me deklaratat për hakmarrje tëtë vëllait të viktimës, është shprehur se kjo çështje do të ndiqetnë vijim.

Sipas tyre prioritet kryesor ishte arrestimi i Micit. Ngjarja mund të trajtohet për akuzën e kanosjes.

Si autori ashtu edhe viktima, kishin fëmijë nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme, të cilët nuk ishin në banesë në momentin e krimit.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Ramis Micit

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”.

Kapet autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares, ndodhur një ditë më parë.

Kapja, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti e vrarë me thikë një 37-vjeçare dhe autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, organizuan punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-Ramis Mici., 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autori i vrasjes së ndodhur më datë 30.07.2022, në Elbasan, ku, në banesë, u gjet e vrarë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasja Jetlira Elezi, 37 vjeçe.

Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin në një shtëpi që e kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej.”

Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Abc mësoi se 6 ditë para krimit makabër, Elezi kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit i thanë ABC se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

Ishte pronari i banesës ai që e gjeti Jetlirën të mbuluar nga gjaku ditën e djeshme.

“Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50”, tha ai për mediet.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.

Etiketa: elezikrimi elbasanMici

Lajme të lidhura

RAJONI

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Procesi në fazën e ankesave, presim vendimet e institucioneve

19:45 : 21/03/2025
RAJONI

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Elezi: Do të presim vendimin e Gjykatës Supreme

20:30 : 13/03/2025
SPORT

Miqësorja që u kthye në “betejë boksi”, del VIDEO e sherrit në ndeshjen Skënderbeu-Tirana

11:39 : 01/08/2024
AKTUALITET

Eksperti i sigurisë, Elezi: 150 serbë po trajnohen për t’u futur në Kosovë

21:32 : 23/10/2023
AKTUALITET

Tërheqja e Ramës nga rritja e çmimit/ Elezi: Pa vlerë juridike, vendimi i takon ERE

13:54 : 30/09/2022
AKTUALITET

Elezi: Rritja e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin, katastrofike

20:37 : 09/08/2022
Para

Aksident me 3 të plagosur në Lezhë-Shkodër

TË GJITHA

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com