• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qershor, depozitat bankare u shtuan me 101 mln Euro

23:29 : 28/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Depozitat bankare në Euro gjatë muajit qershor shënuan rritjen më të lartë qysh prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave bankare në monedhën Europiane në mesin e këtij viti shënoi një rekord të ri historik, në vlerën e 5.7 miliardë Eurove. Totali i depozitave në këtë monedhë u shtua me 101 milionë Euro në një muaj, rritja mujore më e lartë qysh prej gushtit të kaluar.

Rritja e depozitave në Euro ishte e shpërndarë mes individëve dhe bizneseve, ndërkohë që u përqendrua kryesisht në llogari dhe depozita pa afat, tendencë kjo e përvijuar qartë në vitet e fundit, për shkak të normave të ulëta të interesit. Rritja vjetore e depozitave në Euro ka arritur në 18.6%, nivel ky ndjeshëm më i lartë se rritja mesatare e depozitave bankare.

Shifrat dëshmojnë për prurje dhe ofertë të lartë të Euros në ekonominë shqiptare. Kjo ofertë po reflektohet edhe në kursin e këmbimit të Euros ndaj Lekut, që po qëndron në nivelet më të ulëta historike dhe gjatë muajve të fundit ka thyer rekord pas rekordi në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro këmbehej të enjten me 116.62 Lekë, nivel 4.2% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër faktorët e dukshëm dhe të matshëm, rritja e prurjes së Euros reflekton në radhë të parë shifrat rekord të turizmit hyrës në Shqipëri. Sipas INSTAT, në gjashtë muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e vizituan 2.55 milionë shtetas të huaj, në rritje me 51% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe:

DETAJE/ Grabitja e bankës në Tiranë, autori mori 50 mln lekë, dyshohet për bashkëpunëtor të brendshëm

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

Është e arsyeshme të besohet se rritja e vizitave të shtetasve të huaj në nivelet më të larta historike po ndikon edhe në shtimin e prurjeve të Euros në ekonominë shqiptare. Ndër të tjera, rritja e lartë e depozitave në Euro gjatë qershorit dëshmon edhe faktin se rritja sezonale e ofertës po bëhet më e shpërndarë në kohë dhe është më pak e përqendruar vetëm në periudhën korrik-gusht. Megjithatë, pritshmëritë janë që për dy muajt e pikut të sezonit veror rritja e depozitave në Euro të jetë edhe më e lartë.

Monedha europiane vazhdon të dominojë strukturën e depozitave bankare, megjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për ta reduktuar peshën e saj, nëpërmjet disa masave rregullatore në vitin 2018. Por, prania e Euros në ekonominë shqiptare duket se ka rrënjë të thella dhe përpjekjet për ta “luftuar” vetëm brenda sektorit financiar nuk po japin shumë sukses.

Depozitat në Euro madje vazhdojnë të rriten, pavarësisht zhvlerësimit kundrejt monedhës vendase. Duke qenë se shpenzimet e konsumit në ekonominë shqiptare kryhen kryesisht në Lekë, zhvlerësimi i Euros e ndikon negativisht vlerën e kursimeve në këtë valutë. Por, me sa duket, individët dhe bizneset nuk i japin shumë rëndësi këtij faktori dhe monedha europiane perceptohet si më e besueshme, pavarësisht zhvlerësimit ndaj Lekut. Një ndikim të madh në këtë zgjedhje mund të ketë edhe euroizimi i lartë i ekonomisë së brendshme dhe fakti që asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pronat, përgjithësisht kuotohen dhe tregtohen në Euro./Monitor/

Burimi: Banka e Shqipërisë
Etiketa: bankadepozitarritje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE/ Grabitja e bankës në Tiranë, autori mori 50 mln lekë, dyshohet për bashkëpunëtor të brendshëm

13:56 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

08:24 : 26/05/2026
AKTUALITET

Shtrenjtohet sërish nafta

14:17 : 19/03/2026
AKTUALITET

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

14:25 : 14/03/2026
AKTUALITET

Çmimi i naftës shtrenjtohet sërish me 7 lekë, arrin 189 lekë për litër

15:40 : 09/03/2026
AKTUALITET

Grabitja te “FiBank”/ Eksperti: Siguria publike në Shqipëri, problem serioz! Të pajisen me dedektorë

08:57 : 13/02/2026
Para

Kurti: Jam gjithmonë i gatshëm të udhëtoj në Bruksel për takim me Vuçiç

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom