• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dështimi në Europë frenon merkaton e Partizanit, harrohen shpenzimet e tepruara

19:21 : 27/07/2022
në SPORT

Partizani e nisi aventurën në Europë në mënyrën më të mirë, duke fituar ndeshjen e parë ndaj Saburtalos në Gjeorgji dhe krijuar idenë se do t’ia arrinte edhe në Tiranë të merrte një rezultat pozitiv dhe të kalonte në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Kjo nuk ndodhi, pasi Saburtalo shënoi një gol dhe falë formës më të mirë fizike sesa Partizani, mundi të shënonte një gol dhe ta dërgonte ndeshjen deri te penalltitë.

Këto të fundit edhe një herë e dënuan Partizanin, që u dorëzua për shkak të gabimeve të lojtarëve të vet, pavarësisht se portieri Teqja e bëri punën e tij duke pritur dy penallti. Eliminimi ishte një zhgënjim i madh për të kuqtë për shkak të euforisë që kishte krijuar ndeshja e parë.

Por drejtuesit me siguri e kanë vuajtur gjithashtu sa tifozët, ndoshta edhe më shumë skualifikimin, për shkak se kalimi i turit të parë përkthehej me të paktën 250 mijë euro më shumë në arkat e klubit. Këto të ardhura do të ishin një ndihmë e madhe për klubin, për përballimin e sezonit të ri, që nis më 20 gusht. Nga aventura europiane, Partizani fitoi pak më shumë se 250 mijë euro, para të cilat nuk i fut të gjitha në xhep. Pas ndeshjes ndaj Saburtalos kishte trazira dhe në ditët në vijim në “e-mail”-in e klubit pritet që të mbërrijë një gjobë e majme nga UEFA, çka do të thotë se të kuqtë do të duhet të kthejnë një shumë parash nga ato që fituan Europën, teksa shifra të tjera të konsiderueshme u shpenzuan për fazën përgatitore dhe çarterin për në Gjeorgji.

Arkëtimi i një shifre modeste nga Europa është pa dyshim një goditje për klubet tona dhe këtu nuk bën përjashtim as Partizani. Madje, të kuqtë i dhanë shenjat menjëherë pas eliminimit nga Saburtalo. Jozef Menish është firma e vetme pas eliminimit, teksa duhet shtuar se marrëveshja me sllovakun ishte arritur para humbjes në “Air Albania”. Më pas të kuqtë duket se janë tërhequr në merkato për të bërë disa llogari në lidhje me lojtarët që stafi teknik kërkon dhe financat që duhen. Në klub nuk janë të gatshëm të bëjnë më “çmenduri”, siç ka ndodhur në të shkuarën me emra si Çani apo Kaçe.

Këtë e treguan me Kapanin dhe Merkajn, të cilët kërkonin shumë investim, por drejtuesit u tërhoqën dhe nuk hynë në aventurë. Shenjat janë të qarta, në javët e mbetura të merkatos nuk priten mrekulli. Një tjetër tregues se klubi ka zgjedhur të kursehet me harxhimet është edhe fakti se këtë herë është zgjedhur Pogradeci për fazë përgatitore, një qytet, të cilin përgjithësisht e zgjedhin ekipe të dorës së dytë të Superiores./Panoramasport

Lexo edhe:

Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

Etiketa: MerkatoPartiani

Lajme të lidhura

SPORT

Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

20:20 : 02/09/2025
SPORT

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

19:01 : 02/09/2025
SPORT

FOTO/ Egnatia prezanton prurjen e re në skuadër

18:09 : 02/09/2025
SPORT

Egnatia humbet një nga lojtarët kryesorë, sulmuesi drejt transferimit në Ukrainë

17:00 : 16/08/2025
SPORT

Liverpooli pa rivalë në merkato, blen 18-vjeçarin italian për 35 milionë euro

15:41 : 14/08/2025
SPORT

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

15:51 : 12/08/2025
Para

Lija e majmunëve/ OBSH: Zvogëloni rrezikun e ekspozimit

TË GJITHA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

10:09 : 10/10/2025

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

10:05 : 10/10/2025

Del audio-incizimi/ Fatmir Sheholli tregon miqësinë me Radoiçiçin dhe Listën Serbe

09:55 : 10/10/2025

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025

Ilir Demaliaj akuza Gjergj Lucës: I fut peshkut drogë, e çon në Amerikë

09:40 : 10/10/2025

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com