Presidenti Bajram Begaj i është bashkuar rrjeteve sociale tashmë edhe në Instagram. Deri më tani Presidenti numëron 200 ndjekës në Instagram, ndërsa profili i tij është hapur para 20 orëve.
Në postimin e tij të fundit Begaj ka publikuar një foto, krahas së cilës pyet qytetarët se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë.
Duket pak e çuditshme pyetja që shtron Presidenti i ri, përsa kohë ai mund ta ketë të qartë edhe nga fëmijët e tij, se çfarë u mungon bashkëmoshatarëve të tyre.
View this post on Instagram
Begaj u betua ditën e djeshme, 24 korrik, në Kuvendin e Shqipërisë si president i ri i vendit. Në fjalën e tij para të pranishmëve në seancë, Begaj tha se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ndërkohë që u bëri thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë ë për të çuar përpara Shqipërinë Europiane.
Bajram Begaj u zgjodh president i ri i Republikës në datë 4 Qershor me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë në raundin e katër, dhe erdhi si propozim i mazhorancës në pushtet.