Një 54-vjeçar është denoncuar dje i zhdukur në policinë e Vlorës nga e bija.
“Shtetasja K.L., 27 vjeçe, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin F.H., 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njoftoi policia.
Po punohet për gjetjen e tij, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.